Ka bërë bujë në Paris, një video tronditëse ku shfaqet një edukatore kopshti duke goditur me të gjithë forcën një vajzë 3-vjeçare. Drejtoresha e shkollës, Nicole Beloube, ka bërë thirrje për “pezullimin e menjëhershëm” të edukatores që sulmoi fizikisht 3-vjeçaren.
Prindërit e nxënëses ngritën padi kundër mësueses së kopshtit, siç raporton gazeta franceze Le Figaro.
Imazhet janë rrëqethëse. Vogëlushja është goditur në duar nga mësuesja e saj në kopsht, me të gjitha forcën pas shpine, duke e bërë të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë përtokë.
Fëmija shpërthen në lot. Në fund të videos, mësuesja e kopshtit shfaqet duke e ndëshkuar vogëlushen në cep të murit dhe më pas duke spërkatur fytyrën e saj me një lëng të panjohur. Më pas dëgjohet duke i thënë: “Atje, aty ndihesh mirë”?
Familja e vajzës ka bërë kallëzim ndaj mësueses së kopshtit. Për France-Presse, zonja Vanessa Edbergle konfirmon se ka paraqitur një denoncim më 5 shtator në stacionin e policisë Hauts-de-Seine për dhunë ndaj fëmijës së saj.
Sipas nënës, vajza 3-vjeçare shkonte për herë të parë në atë kopësht. “Videoja është realizuar kur ishte e pranishme një nënë tjetër, e cila e kuptoi se mësuesja e kopshtit po përpiqej të kontrollonte zemërimin e saj”, tha avokati.
“Vajza e vogël i është nënshtruar një kontrolli mjekësor për të vlerësuar gjendjen e saj psikologjike. Mjeku i parë vlerësoi se “trauma psikologjike e pësuar nga fëmija është e rëndë”, pasi vogëlushja nuk i shikon të tjerët në sy dhe në fytyrë dhe nuk pranon të flasë për mësuesen e kopshtit, sipas nënës së tij.







