Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar gjeneralin në pension Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA në Shqipëri.
Emri i tij është dërguar për miratim në Senat dhe, nëse konfirmohet, ai pritet të marrë detyrën në Tiranë, duke i dhënë fund periudhës pa ambasador amerikan në vend.
Wendt është një ish-oficer i lartë i ushtrisë amerikane me një karrierë të gjatë në misione dhe struktura të NATO-s dhe SHBA-së, përfshirë role drejtuese në operacione speciale dhe detyra ndërkombëtare në zona të ndryshme të botës.
Ai ka shërbyer për dekada në ushtri dhe është tërhequr nga detyra aktive në vitin 2021, duke sjellë me vete një profil të fortë ushtarak dhe sigurie për këtë post diplomatik./Versus.al

