BOTA /

Kadyrov shndërron Teslën në një tank, fton Musk në Çeçeni: Je gjeni i epokës moderne

Ai e quajti Elon Musk "njeriu më inteligjent i epokës moderne" dhe e ftoi atë në Çeçeni.

Shkruar nga B.SH
Kadyrov shndërron Teslën në një tank, fton Musk në
Kadyrov

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov postoi sot një video duke ngarë një Tesla Cybertruck me atë që duket të jetë një mitraloz i montuar në krye. Në video ai dëgjohet duke thënë se do ta dërgojë mjetin në frontin e Ukrainës.

Kadyrov gjithashtu lavdëron automjetin dhe pronarin e Tesla Motors, Elon Musk. Në postimin e tij në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai e quan atë "njeriu më inteligjent i epokës moderne" dhe e fton të vizitojë Çeçeninë.

“Ne presim me padurim produktet tuaja të ardhshme që do të na ndihmojnë të përfundojmë operacionin special ushtarak”, shkroi ai, duke përdorur terminologjinë zyrtare të përdorur nga Rusia për të përshkruar luftën në Ukrainë.

Deri më tani nuk ka asnjë koment nga Tesla./ Versus.al

Poll