Live Updates /

Berisha bën deklaratën e fortë: Salianji është vetëpërjashtuar nga PD

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

5 Postime
1 ORE ME PARE

Berisha: Ervin Salianji po vetëpërjashtohet nga PD

Berisha bën deklaratën e fortë: Salianji është

Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar Sali Berisha foli për gazetarët në oborrin e Selisë VBlu.

“Është një zhvillim, një ndërgjegjësim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe pozitiv. Pavarësisht se po shkërrmoqet, pavarësisht se në agoni, përsëri duhet që populli ta kërrejë Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Një prej gazetarëve e pyeti nëse do të përjashtojë Ervin Salianjin nga PD, ai tha se “nuk kam thënë që s’ka vetëpërjashtime, duke nënkuptuar se ish-deputeti po vetëpërjashtohet nga PD.

“Edhe njëherë, me ç’qëndrim kam patur unë për këtë çështje, e kam shprehur si kryetar i PD dhe nuk e lëviz atë… Shih statutin. Nuk kam thënë që s’ka vetëpërjashtime”, sqaroi Berisha.

Ndërkohë sot Berisha dhe Salianji kanë vijuar me akuzat në distancë për njëri tjetrin.

Berisha akuzoi Salianjin se është takuar me Suel Çelën, një eksponent të njohur të botës së krimit, duke shtuar se organizimin me mbështetësit në Elbasan ia kishte mundësuar Suel Çela.

Nga ana tjetër Salianji iu përgjigj kreut të PD-së duke thënë se akuzat ishin të pabaza pasi takimin me Suel Çelën as që e kishte imagjinuar ndonjëherë ta bënte, por ishte vetëm takim me anëtarët e PD-së.

2 ORE ME PARE

Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, Dritan Burgia largohet nga mbledhja: Nuk na lejoni të flasim

Berisha bën deklaratën e fortë: Salianji është

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë demokratike është shoqëruar me tensione, ku anëtari i Kryesisë, Dritan Burgia, është larguar në mënyrë demonstrative nga selia blu.

Largimi i Burgias erdhi pasi u ndaluan diskutimet në këtë forum të lartë të demokratëve, duke lejuar vetëm debate mbi protestat.

Burgia kundërshtoi këtë vendim, duke u shprehur: “Ne vijmë të flasim në forume, ju thoni nuk lejohet të flasim për asgjë veç protestës”.

Dritan Burgia njihet si një nga organizatorët e takimit të parë të zhvilluar nga Ervin Salianji në Durrës, në kuadër të riorganizimit dhe rienergjizimit të Partisë Demokratike.

Më herët, Burgia është sulmuar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së me akuza se bashkëpunon me Partinë Socialiste.

3 ORE ME PARE

“Takoi Suel Çelën”, Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Po justifikon humbjet e njëpasnjëshme të PD

Berisha bën deklaratën e fortë: Salianji është

Pas akuzave të Sali Berishës se Ervin Salianjit i organizoi Suel Çela takimin me mbështetësit në Elbasan, ka ardhur reagimi i këtij të fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Salianji përgjigjet ashpër duke i cilësuar akuzat e kreut të PD-së, si të fabrikuara dhe të motivuara politikisht për ta ndaluar nga përballja elektorale me kundërshtarët.

Salianji mohoi kategorikisht pretendimet se ka pasur kontakte me persona të botës së krimit, përfshirë Suel Çelën, duke i cilësuar këto akuza si shenjë të mjerimit politik brenda kampit demokrat.

Postimi i plotë:

E vetmja mënyrë që Edi Rama gjeti për të më ndalur nga përballja me ta në zgjedhje ishin akuzat e fabrikuara, në betejën time kundër një prej grupeve mafioze më të fuqishme në vend. Sepse në garë dhe me garë unë i mund! Këtë e kam treguar në Korçë, në Kavajë, në parti dhe kudo: forca ime e vetme janë, personaliteti, vullneti im dhe mbështetja e njerëzve.

Në Elbasan ishte e gjithë struktura vitale e Partisë Demokratike. Akuzat imagjinare, siç ndodh rëndom me armiqtë imagjinarë të qëmotit, se unë paskam takuar ata që i kam denoncuar prej vitesh, duke filluar nga Suel Çela, janë një dëshmi e mjerimit politik. Veçanërisht kur dihet se shumëkush tjetër e ka pasur në krah dhe e ka përdorur për interesa të veta.

Por ç’rëndësi ka kjo. Në kushte të një demokracie dhe jo autokracie do shkoja në gjykatë të përballja çdo shpifës. Por në kushtet e një përballje për shkak se dua që Partia Demokratike të jetë fituese dhe disa rrogëtarë kanë frikën e humbjes së pushtetit e të pazareve po reagoj publikisht një herë, e më pas siç kam bërë çdo herë, do shkoj në vendngjarjet e krimit, korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve të tyre në pazare!

Shoqëria dhe demokratët po e bërtasin me të madhe se kanë nevojë të dëgjojnë zgjidhje reale:

– për humbjet e njëpasnjëshme,

– për mosmbajtjen e fjalës,

– për degradimin e debatit në akuza të pavërteta,

– për promovimin e humbësve serialë,

– për cimentimin në karrige e pushtet pa mbështetje,

– për atrofizimin e partisë,

– për pafuqinë për të rrëzuar një qeveri të kalbur nga korrupsioni në çdo hallkë,

- për pafuqinë për të nxjerrë qytetarët në protesta

– për pamundësinë për ta bërë Partinë Demokratike fituese.

Në vend të kesaj drejtuesit që duhet të japin llogari, kërkojnë llogari dhe përbaltin demokratët!

Sa më përket mua, unë nuk kam emëruar, as komanduar struktura për të zgjedhur deputet të Partisë Demokratike dikë që, në funksionin e prokurorit që duhet të luftojë bandat, gjendet në makinë me to, nën breshërinë e plumbave me kriminelë ndër më të rrezikshmit! Kjo është vijë e kuqe dhe dëmtim i kartës morale të opozitës!

Kam vazhduar dhe do të vazhdoj në rrugën e duhur: takimet me demokratët, ballë për ballë, me lirinë time dhe të vërtetën, pa ndalim. Demokratët dhe populli opozitar meritojnë rotacion.

3 ORE ME PARE

Mungoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të PD-së, reagon Salianji

Berisha bën deklaratën e fortë: Salianji është

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas mungesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Salianji tregoi se qëllimi i tij, ishte mos t’i jepte mundësi Partisë Demokratike që të shmangte vëmendjen nga skandalet e ditëve të fundit, duke përmendur konkretisht atë që lidhet me Rama-Ballukun dhe AKSH-in.

“Sot nuk mora pjese me mbledhjen e KK qe mos t’iu jap mundësi ta shmangin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”, thotë Salianji.

4 ORE ME PARE

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: 11 maji ishte farsë, Rama bleu zgjedhjet! Mungon Salianji

Berisha bën deklaratën e fortë: Salianji është

Sali Berisha ka organizuar pasditen e sotme Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë dhe u vodhën nga Edi Rama i mbështetur sipas tij nga bandat kriminale. Kreu i PD-së, deklaroi se kush mendon se Rama ka fituar zgjedhjet mashtron veten ose është i mashtruar.

“Ata që duan të fajësojnë opozitën për farsën bëjnë një gabim të madh, në substancë , me dashje ose pa dashje justifikojnë farsën. Sepse për çdo qytetar, politikan që ka të qartë procesin zgjedhor ai e di se nëse gara zhvillohet mes shtetit elektoral dhe partive politike, ajo nuk është garë po është farsë. Në rast se qeveria në një provës zgjedhor dhuron 65% të zgjedhësve, 100 euro për votë, ajo nuk është zgjedhje, por është farsë.

Në rast se qeveria fal dy ditë para zgjedhjeve dy miliardë euro gjoba dhe kamata, nuk është zgjedhje por farsë. Në rast se qeveria licencon në mes të fushatës elektorale mbjelljen e 28 mijë hektarë kanabis, ajo është farsë dhe njëra prej tyre mjafton për të shkatërruar një proces zgjedhor”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzoi Ramën se përfshiu në fushatën elektorale punonjësit e administratës për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

“Nëse qeveria mobilizon rrogëtarët e paguar si agjent elektoral, me paratë e taksapaguesve, administratën shtetërore, përdor të gjithë logjistikën e saj, përdor të gjitha mjetet e saj, fuqinë ekzekutive, ato nuk janë zgjedhje, por farsë.

Në rast se ndonjë njeri mendon se Rama fitoi zgjedhjet, mashtron veten dhe është i mashtruar. Në rast se përdor bandat më të rrezikshme të Europës, si Troplinët, Suel Çelën, Bajrat e Shkodrës, xhabaftët e Vorës dhe u jep atyre listën për 28 deputetë, ata nuk janë zgjedhje por farsë”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë u vu re, mungesa e Ervin Salianjit, pasi ditën e sotme Berisha hodhi akuza kundër tij, se mbledhjen me mbështetësit e PD-së, në Elbasan ia kishte organizuar Suel Çela./Versus.al

Poll