Çfarë do të gjeni në brendësi
*Ka përfunduar me barazim 0-0 në “Arenën Kombëtare” sfida e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, një ndeshje që tejkaloi futbollin dhe ngarkoi tribunën e rrjetet sociale me emocion, krenari dhe ndonjë tension të pashmangshëm. *Kombëtarja shqiptare kërkonte fitoren për të forcuar pozitat në grup, ndërsa përballë kishte një kundërshtar me të cilin historia e përballjeve është gjithmonë e ndezur. *Rey Manaj gaboi penalltinë në fund të pjesës së parë në ndeshjen Shqipëri-Serbi në “Arenën Kombëtare”. Ky moment i humbur la rezultatin 0-0 dhe krijoi një atmosferë dëshpëruese në stadium, ndërsa tifozët shpresonin për një avantazh për skuadrën shqiptare. *Mijëra tifozë u mblodhën në stadium dhe në sheshe, përfshirë edhe “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët ndonëse nuk ishin brenda stadiumit për shkak të përplasjeve me FSHF-në, po ndiqnin ndeshjen në një transmetim të organizuar pranë Piramidës.
VIDEO/ Dëshpërimi i Rei Manajn pas humbjes së penalltisë, ajo ç'ndodhi mes lojtarëve ishte fantastike
Shqipëria pati rastin më të artë për të ndezur zemrat e një kombi në fundin e pjesës së parë ndaj Serbisë!
Elseid Hysaj, me guximin dhe shpirtin e një kapiteni të heshtur, fitoi një penallti që ngriti në këmbë gjithë “Air Albania”-n. Tifozët mbajtën frymën, zemrat rrihnin fort… ishte momenti i Rei Manajt, djali nga Lushnja që mbante shpresën e një populli në këmbët e tij.
Por fati, ky armik ndonjëherë i pabesë i sportit, ia ktheu shpinën. Gjuajtja e tij u ndal nga portieri serb dhe ëndrra e golit u shty për një tjetër moment që në këtë ndeshje nuk erdhi kurrë për asnjërën prëj skuadrave që bënë dy kombe me "zemër".
Në heshtjen që pasoi, gjithë skuadra e Kombëtares, ndoshta edhe me sytë plot emocion, u mblodh rreth Manajt.
VIDEO / Kuqezinjtë mbrojnë vendin e dytë në grup pas barazimit me Serbinë
Shqipëria e ka mbyllur me një barazim pa gola ndeshjen ndaj Serbisë në “Air Albania”, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Serbia pati një hero në këtë përballje dhe ai ishte portieri Petroviç, ndërsa Shqipëria pati një lojtar të 12-të në fushë: tifozët kuqezinj që këtë ndeshje e përjetuan me emocione të forta.
Kuqezinjtë kishin në dorën e tyre fatin për të gjetur avantazhin në fundin e një pjesë të parë të dominuar, kur Hysaj fitoi 11-metërsh, por Ray Manaj gaboi nga pika e bardhë dhe skuadrat shkuan me rrjeta të paprekura në pushimin e ndeshjes.
Më pas, të dy ekipet krijuan raste, por pa gjetur rrjetën as në të dytën, duke bërë që sfida të mbyllej pa gola, duke i ruajtur kësisoj Shqipërisë vendin e dytë në grup, me 4 pikë.
90’+3’ Top në thellësi për Vlaoviç, Strakosha del dhe mbërthen sferën. (VIDEO)
87’ Zivkoviç dhe Maksimoviç i bëjnë vend Nedejlkoviç dhe Gudelj.
86’ Daku bën gjithçka mirë me një depërtim në zonë, por pastaj pasimi i tij nuk gjen askënd mes fanellave serbe.
85’ Shehu nuk mund të vazhdojë më dhe i lë vendin në fushë Ramadanit.
82’ Pas një aksioni nga e majta të Serbisë, Joviç gjuan por gjen bllokimin nga mbrojtja kuqezi. (VIDEO)
80’ S. Mitroviç përfundon mes të ndëshkuarve me karton të verdhë.
79’ Asllani provon golin nga këndorja, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)
78’ Sulm i shpejtë i Uzunit nga e djathta, pasimi në qendër dërgohet jashtë nga Milenkoviç. (VIDEO)
75’ Broja i lë vendin në fushë Uzunit, ndërsa Mitroviç i bën vend Joviç.
74’ Harkim nga e majta për A. Mitroviç i cili gjuan me kokë, por për fat mbi traversën e Strakoshës. (VIDEO)
72’ Daku shpërthen në qendër të mbrojtjes, pason për Bajramin, gjuajtja e të cilit është shumë e lehtë dhe shkon në duart e portierit. (VIDEO)
69’ Terziç dhe Samarxhiç i lënë vendin në fushë Maksimoviç dhe S. Mitroviç.
67’ Ndeshja rifillon por me paralajmërimin tashmë nga spikeri i stadiumit që ndeshja do të pezullohet nëse përsëritet hedhja e sendeve.
66’ Gjyqtari Masa ndërpret ndeshjen pas hedhjes së vazhdueshme të gotave plastika nga tribuna. (VIDEO)
63’ Manaj dhe Hoxha i lënë vendi ën fushë Dakut dhe Bajramit.
57’ Samarxhiç gjen hapësirë në krahun e majtë, diagonalja e tij nuk devijohet nga askush dhe shkon jashtë ngjitur me shtyllën e portës së Strakoshës. (VIDEO)
53’ Strakosha shpëton kuqezinjtë! Pas një harkimi nga e majta, sfera shkon te Mitroviç i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e portierit kuqezi. (VIDEO)
48’ Broja shkëputet përsëri në të djathtën, arrin fundoren por pasimi i tij largohet në këndore. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e skuadrave.
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+1‘ E pabesueshme! Manaj ndalet në gjuajtjen nga pika e bardhë, grushton portieri serb. (VIDEO)
45’ Penallti për kuqezinjtë! Hysaj futet dhe i vjedh kohën Samarxhiç i cili e godet dhe shkakton 11- metërsh. (VIDEO)
43’ Asllani ekzekuton një goditje dënimi të shpejtë, Ajeti gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)
39’ Hoxha nga e majta tenton portën dhe nuk sheh Mitajn të vetëm të cilit mund t’i pasonte, goditja bllokohet nga mbrojta serbe.
38’ Hoxha tenton të shkëputet në të majtën, sfera i ikën nga kontrolli dhe shkon në fundore.
35’ Një tjetër aksion i kuqezinjve në të majtën, harkimi i Hoxhës gjen Manajn por gjuajtja me kokë është e gabuar. (VIDEO)
34’ Laçi gjen hapësirën për të gjuajtur nga e majta, sfera shkon direkt në duart e Pavloviç. (VIDEO)
30’ Broja kalon këdo që i del përpara në të djathtën, merr fundoren dhe rrëzohet pas shtyrjes së Pavloviç. Gjyqtari nuk i jep faull në favor sulmuesit shqiptar që shpërthen në protesta.(VIDEO)
29’ Zivkoviç harkon nga e djathta në zonë, Strakosha mbërthen sferën.
26’ Broja e tepron me mbajtjen e topit duke kërkuar hapësirë në qendër dhe një pasim mbrapa krijon vështirësi për Mitajn i cili dhuron një anësore.
23’ Asllani harkon një goditje dënimi nga e majta, Pavloviç largon me kokë rrezikun.
21’ Përsëri Vlahoviç është ai i cili shfaqet në të majtën, gjuajtja e tij është shumë e gabuar dhe shkon mbi traversë. (VIDEO)
19’ Vlahoviç tenton me një goditje dënimi, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)
18’ Gjimshiti ndal në mënyrë të parregullt Vlahoviç dhe ndëshkohet me të verdhë.
17’ Broja shkëputet në të djathtën, Pavloviç detyrohet ta ndalë me faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)
15’ Harkim interesant i Laçit në zonë, Milenkoviç largon direkt në anësore.
11’ Predhë e Mitajt nga distanca, Petroviç grushton sferën dhe largon rrezikun. (VIDEO)
9’ Ndeshja ndalet pasi Lukiç pretendon se është goditur në kokë nga një send ndërsa tentonte të gjuante goditjen nga këndi. Sfida rifillon pas një bisede të gjyqtarit kryesor me Gjimshitin. (VIDEO)
8’ Krosim i rrezikshëm nga e majta, Gjimshiti bën gjënë e sigurt dhe çon sferën në këndore.
5’ Zivkoviç merr një pasim të mirë në të djathtën dhe gjuan, Strakosha grushton jashtë, (VIDEO)
4’ Të dy skuadrat mundohen të çajnë nga krahët, pa shumë sukses.
1′ Nis dueli në “Air Albania”.
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo
SERBIA: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, N. Maksimoviç, A. Zivkoviç, Samarxhiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.
Trajner: Predrag Stojkoviç
Mbyllet ndeshja Shqipëri-Serbi 0-0, Manaj zhgënjen me penalltinë e humbur
Ndeshja e tensionuar në ‘Arenën Kombëtare’ përfundoi pa gola, duke lënë tifozët me shpresë dhe zhgënjim. Rey Manaj, protagonist i një momenti kyç, humbi penalltinë në fundin e pjesës së parë, duke i mohuar Shqipërisë mundësinë për të kaluar në avantazh.
Në një përballje të fortë dhe dramatike ndaj Serbisë, ku kuqezinjtë kërkonin fitoren për kualifikime, loja mbeti e barabartë dhe emocionet ishin të larta deri në sekondat e fundit.
Tifozët shpresojnë që kjo skuadër të rikthehet më e fortë në ndeshjet e ardhshme, duke mos e harruar asnjëherë shpirtin luftarak që treguan në fushë. Versus.al
LIVE Shqipëri-Serbi | 15 minutat e fundit, tension në kryeqytet, Bajrami shpërdoron rastin e artë
Shqipëria dhe Serbia ndodhen 0-0 në një ndeshje kualifikuese për Botërorin që po ndez emocionet në ‘Arenën Kombëtare’. Formacionet zyrtare janë publikuar, dhe të dy trajnerët, Sylvinho dhe Stojkovic, kanë hedhur në fushë më të mirët.
Formacionet:
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.
Serbia: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic.
Minutë pas minute:
71’ – Bajrami gabon një rast të pastër para portës, goditje e lehtë që nuk shkon në rrjetë.
57’ – E majta e Samardzic provokon, por Shqipëria shpëton.
54’ – Strakosha bën pritjen e madhe, i mohon gol Serbisë.
48’ – Aksion i rrezikshëm shqiptar, Broja shërben mirë në zonë, por mbyllet loja.
46’ – Nis pjesa e dytë.
45’ – Mbyllet pjesa e parë.
Shqipëria kërkon fitoren, por Serbia po i bën jetën të vështirë në çdo minutë të kësaj përballjeje të zjarrtë. Versus.al
"Provokacija" / Fëmijët shqiptarë bëjnë shqiponjën me duar para lojtarëve serbë, tërbohen mediat (FOTO)
Mediat serbe i kane kushtuar vëmëndje veprimeve të fëmijëve që kanë shoqëruar kombëtaren e tyre në fushë në fillim të ndëshjes.
"Buzëqeshje dhe duartrokitje nga “Shqiponjat” më të forta se “provokimet” e fëmijëve!
E gjithë stadiumi fishkëlleu himnin e Serbisë, ndërsa disa fëmijë bënë me duar simbolin e shqiponjës dykrerëshe." -shkruan blic.rs., ndërsa ka shpërndarë në rrjetet sciale dhe fotot e fëmijëve që "sfiduan" haptazi "bishat" serbe.
FOTOLAJM/ “Adem Jashari është gjallë”- Dy të rinj nga Kosova ‘sjellin’ heroin legjendar të UÇK-së në ndeshjen Shqipëri-Serbi
Mijëra tifozë nga Shqipëria e Kosova janë mbledhur sonte në Tiranë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi, pjesë e Kualifikuesve të Botërorit.
Dy të rinj nga Kosova kanë sjellë në stadium një banderolë me portretin e Adem Jasharit, legjendës së UÇK-së, me mbishkrimin “Ai është gjallë”.
Atmosfera në rrugët dhe lokalet e kryeqytetit është elektrizuese, teksa tifozët presin me padurim fitoren e Shqipërisë. Versus.al
VIDEO / Penalltiii! Hysaj rrëzohet në zonë! Manaj dështon të na bëjë ëndrrën realitet
Emocione të forta në “Arenën Kombëtare”! Në minutën e fundit 45' mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj depërtoi me shpejtësi në krahun e majtë dhe rrëzohet në zonë pas një kontakti me mbrojtësin serb.
Pa asnjë hezitim, gjyqtari i takimit tregon pikën e bardhë – penallti për Shqipërinë! Stadiumi shpërthen në brohoritje, ndërsa skuadra mori një shans të artë për të kaluar në avantazh. Rei Mane humb penalltinë duke na prerë ëndrrën në mes!
ÐORÐE PETROVIĆ BRANI PENAL! IDEMOOOOOOOOOOOOOOO! ???????????????????????? pic.twitter.com/FNUuXRTjPY
— Marko Milenković ???????? (@theMilenkovic) June 7, 2025
VIDEO Shqipëri- Serbi / Manaj humb penalltinë e jetës, plasin faullë e kartonë të verdhë... Ndeshja minutë pas minute
Miliona shqiptarë ndoqën me zemër në dorë përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në "Air Albania". Një ndeshje ku emocionet ishin kryefjalë, ndërkohë që edhe rastet nuk munguan.
90'+4'
- Shqipëri
Gjyqtari ka mbyllur ndeshjen.
90'+3'
Ndalesë loje - Shqipëri
Gjyqtari ka ndaluar ndeshjen.
90'+1'
Goditje këndi - Shqipëri
Nedim Bajrami kryen goditjen nga këndi.
90'+1'
Parandalim goli - Serbi
Nemanja Gudelj bllokon goditjen.
88'
Faull - Shqipëri
Myrto Uzuni kryen një faull.
88'
Ndërrim lojtari - Serbi
Nemanja Gudelj zëvendëson Nemanja Maksimovic.
88'
Ndërrim lojtari - Serbi
Kosta Nedeljkovic zëvendëson Andrija Zivkovic.
86'
Tentativë për gol - Shqipëri
Ylber Ramadani tenton një goditje në portë.
85'
Ndërrim lojtari – Shqipëria
Ylber Ramadani zëvendëson Juljan Shehun.
84' – Ndalje e lojës – Shqipëria
Gjyqtari ndërpret përkohësisht lojën.
82' – Parandalim goli – Shqipëria
Kristjan Asllani bllokon një goditje drejt portës, duke shmangur një gol të mundshëm për Serbinë.
80' – Karton i verdhë – Serbia
Stefan Mitrović ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari.
79' – Goditje nga këndi – Shqipëria
Kristjan Asllani ekzekuton një goditje nga këndi për Shqipërinë.
77' – Goditje nga këndi – Serbia
Lukić ekzekuton një goditje nga këndi për Serbinë.
76' – Faull – Shqipëria
Mirlind Daku shkakton faull.
76' – Zëvendësim – Serbia
Luka Jović futet në lojë në vend të Aleksandar Mitrović.
75' – Zëvendësim – Shqipëria
Myrto Uzuni zëvendëson Armando Brojën.
73' – Faull nga Serbia: Živković shkakton faull.
72' – Parandalim goli - Serbia: Portieri i Serbisë realizon një pritje vendimtare.
69' – Zëvendësim për Serbinë: Stefan Mitrović në fushë, zëvendëson Aleksa Terziçin
69' – Zëvendësim për Serbinë: Andrija Maksimović në fushë, zëvendëson Lazar Samardzic
68' – Faull nga Serbia: Lukiq shkakton faull
65' – Loja rifillon për Shqipërinë
65' – Loja ndërpritet për Shqipërinë
64' – Faull nga Mario Mitaj (Shqipëri)
63' – Faull nga Maksimovic (Serbi)
63' – Zëvendësim për Shqipërinë: Nedim Bajrami në vend të Arber Hoxhës
63' – Zëvendësim për Shqipërinë: Mirlind Daku në vend të Rey Manajt
61' – Loja rifillon për Serbinë
61' – Loja rifillon për Shqipërinë
59' – Loja ndërpritet për Shqipërinë
59' – Faull nga Rey Manaj (Shqipëri)
57' Tentativë për gol nga Lazar Samardzic (Serbi)
56' Faull nga Juljan Shehu (Shqipëri)
54'
Goditje nga këndi – Serbia
LUKIĆ ekzekuton goditjen nga këndi për Serbinë.
53'
Parandalim Goli – Shqipëri
Portieri i Shqipërisë realizon një pritje të shkëlqyer.
51'
Ndeshja ndërpritet dhe rifillon – Shqipëri
Gjyqtari fillimisht ndalon dhe më pas rifillon lojën.
50'
Faull – Shqipëri
Qazim LACI shkakton faull.
49'
Goditje nga këndi – Shqipëria
Kristjan ASLLANI ekzekuton goditjen nga këndi.
49’
Goditje nga këndi – Shqipëria
Mario MITAJ ekzekuton një goditje nga këndi për Shqipërinë.
45'+1'
Penalltia e humbur – Shqipëri
Rey MANAJ (Shqipëri) humbet penalltinë pasi portieri e priti goditjen e tij.
45’
Penallti për Shqipërinë!
Lazar SAMARDZIC (Serbia) ka bërë një shkelje brenda zonës së penalltisë. Gjyqtari akordon penallti për Shqipërinë.
40’
Parandalim Goli – Serbia
Lazar SAMARDZIC (Serbia) bllokon gjuajtjen.
36’
Faull – Serbia
MITROVIĆ (Serbia) shkakton faull.
32’
Parandalim Goli – Shqipëria
Berat GJIMSHITI bllokon një goditje drejt portës.
34’
Goditje nga këndi – Shqipëria
Qazim LACI ekzekuton një goditje nga këndi.
34’
Parandalim Goli – Serbia
Portieri i Serbisë bën një pritje të suksesshme.
35’
Tentativë për Golin – Shqipëria
Rey MANAJ provon një goditje drejt portës.
28’
Faull – Shqipëria
Rey MANAJ (Shqipëria) shkakton faull.
23’
Faull – Serbia
ŽIVKOVIĆ (Serbia) shkakton faull.
22’
Faull – Serbia
MILENKOVIĆ (Serbia) shkakton faull.
21’
Tentativë për Golin – Serbia
VLAHOVIĆ (Serbia) provon sërish një goditje drejt portës.
20’
Tentativë për Golin – Serbia
VLAHOVIĆ (Serbia) provon një goditje drejt portës.
19' Faull – Shqipëria
Berat GJIMShITI (Shqipëria) shkakton faull.
17'
Karton i Verdhë – Serbia
Strahinja PAVLOVIĆ (Serbia) ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari.
17’
Faull – Serbia
Strahinja PAVLOVIĆ (Serbia) shkakton faull.
15' Faull – Serbia
MILENKOVIĆ (Serbia) shkakton faull.
11’
Parandalim Goli – Serbia
Portieri i Serbisë bën një pritje.
10’
Rifillim Lojë – Shqipëria
Gjyqtari ka rifilluar lojën.
10’
Ndërprerje Lojë – Serbia
Gjyqtari ka ndalur përkohësisht lojën.
10’
Ndërprerje Lojë – Shqipëria
Gjyqtari ka ndalur përkohësisht lojën.
10’
Goditje nga Këndi – Serbia
LUKIC (Serbia) ekzekuton një goditje nga këndi.
10’
Rifillim Lojë – Serbia
Gjyqtari ka rifilluar lojën.
10’
Rifillim Lojë – Shqipëria
Gjyqtari ka rifilluar lojën.
9’
Ndërprerje Lojë – Shqipëria
Gjyqtari ka ndalur përkohësisht lojën.
7’
Faull – Shqipëria
Qazim LAÇI (Shqipëria) shkakton faull.
6’
Goditje nga Këndi – Serbia
Lazar SAMARDŽIĆ (Serbia) ekzekuton një goditje nga këndi.
6’
Parandalim Goli – Shqipëria
Portieri i Shqipërisë bën një pritje të rëndësishme.
4’
Faull – Serbia
Lazar SAMARDŽIĆ (Serbia) shkakton faull.
3’
Faull – Serbia
TERZIĆ (Serbia) shkakton faull.
1’
Tentativë për Golin – Shqipëria
Juljan SHEHU (Shqipëria) provon një goditje drejt portës.
Kush është në stadium? Nga Dumani tek Baton Haxhiu, motrat Vjollca dhe Andi Bushati! VIP-at 'zbarkojnë' në tribunë (FOTO)
"Arena Kombëtare" nuk është mbushur vetëm me tifozë të zjarrtë sot, por edhe me fytyra të njohura të politikës, drejtësisë dhe medias. Shqipëria–Serbia është më shumë se një ndeshje, është një spektakël ku as elita nuk mungon.
Në tribunën VIP është parë kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili mesa duket ka lënë dosjet për 90 minuta emocioni kombëtar. Pranë tij, gazetarët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu – dy figura që rrallë bien dakord, por që sot i bashkon topi dhe tribuna.
Spektaklit i shtohen edhe motrat Vjollca, Marina dhe Luana, që ndriçuan me praninë e tyre në stadium dhe u kthyen menjëherë në magnet për kamerat. Atmosfera në “Arenë” është elektrizuese.
View this post on Instagram
“UÇK, UÇK!”/ Tifozët kuqezi shpërthejnë në stadium, atmosferë elektrizuese! Në tribunë 'Jasharët e rinj' (VIDEO)
Adrenalina ka kapur majat në ndeshjen Shqipëri–Serbi! Tifozët kuqezi nuk janë përmbajtur dhe kanë shpërthyer me brohoritje “UÇK, UÇK” në shkallët e “Arenës Kombëtare”, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë që ndjehet deri jashtë stadiumit.
Me zemër, zë e flamuj në duar, mbështetësit e Kombëtares kanë shndërruar stadiumin në një fortesë ku nuk mungojnë as emocionet, as mesazhet e forta politike.
Në stadium janë edhe pasardhësit e Adem Jasharit, Adem dhe Hamz Jashari. Ata kanë pozuar në shkallët e stadiumit me një urim të Shqipërisë.
"Shqipëria suksese, Serbia e di vetë..." Batuta epike e komentatorit shqiptar
Ka nisur me një superbatutë nga ana e komentatorit Alban Xhihani ndeshja Shqipëri-Serbi.
"Shqipëria suksese, Serbia e di vetë..." tha komentatori, në kohën që iu bë goditja e parë e topit.
Që në minutën e parë sulmuesi Juljan SHEHU (Shqipëria) tentoi një goditje drejt portës. Në minutën e 3-të TERZIĆ (Serbia) shkakton një faul.
Në minutën e 6 Strakosha, portieri i Shqipërisë bën një pritje.
Ndërkohë tifozëve ju bë thirrje që të mos hedhin sende në fushë.
VIDEO / Tifozët djegin flamurin serb edhe para Kryeministrisë, çmenden mediat serbe
Tifozët e mbetur jashtë shkallëve të stadiumit "Air Albania" nuk ndalojnë!
Një tjetër flamur i Serbisë është djegur nga kuqezinjtë që kanë mbushur rrugët e Tiranës.
Video ka bërë brenda pak kohësh xhiron e rrjetit, duke përfunduar dhe në faqet e mediave serbe.
TKZ: Na hiqni biletat, na vini përpara policinë, s’e vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë

Grupi më i zjarrtë i tifozëve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi, ka reaguar me forcë përjashtimit të tyre nga stadiumi për ndeshjen Shqipëri-Serbi, përmes një mesazhi të qartë dhe simbolik:
“Na hiqni biletat, na vini përpara policinë – s’e vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë”.
Ky ishte teksti i banderolës që TKZ shpalosi përpara ndeshjes, duke sfiduar hapur Federatën Shqiptare të Futbollit dhe vendimin për t’i mbajtur jashtë stadiumit për shkak të përplasjes së fundit mes dy palëve.
Edhe pse të përjashtuar nga Arena Kombëtare, tifozët kuqezi nuk do të heshtin. Ata kanë zgjedhur të mblidhen te Lulishte “Vëllezërit Frashëri”, përballë Piramidës, ku kanë vendosur një ekran gjigant për të ndjekur ndeshjen dhe për të dhënë mbështetjen e tyre.
Pak minuta para fillimit të sfidës, TKZ shpalosi një tjetër banderolë — këtë herë mbi Piramidë — me portretin e Elez Isufit dhe mesazhin tronditës:
“Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri.”
Një deklaratë e qartë, me tone të forta historike dhe emocionale, që përçon zemërimin e një grupi që prej vitesh e ka kthyer pasionin për Kombëtaren në një betejë për dinjitet. Versus.al
Ethet e ndeshjes Shqipëri-Serbi, Silvinjo befason me formacionin
Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje kyçe të Grupit K për kualifikimet në Botërorin 2026. Jo vetëm një sfidë sportive, por edhe me ngarkesë emocionale dhe historike, duke rikthyer kujtime të asaj ndeshjeje famëkeqe në Beograd 11 vite më parë.
Pas humbjes ndaj Anglisë dhe fitores ndaj Andorrës në dy ndeshjet e para, kuqezinjtë kërkojnë një rezultat pozitiv ndaj serbëve, që do t’i mbante në garë për vendin e dytë, dhe më pas në play-off.
Trajneri Sylvinho ka surprizuar me vendimet e tij taktike: ktheu Hysajn në formacion dhe hoqi Asanin, duke sjellë një sulm më të pazakontë dhe një qasje të re për sfidën që nis në “Air Albania” në orën 20:45.
Nga ana tjetër, Serbia luan ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, pasi u angazhua në mars në play-off të Ligës së Kombeve. Formacioni zyrtar i Serbisë:
SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic.
Ndeshja pritet të jetë një duel i fortë, ku emocioni dhe rivaliteti historik do të ngjallin tension dhe pasion në çdo centimetër të fushës. Versus.al
Ndizet Tirana! Tifozët banderolë gjigante te Piramida: Hasmi i vjetër s’bëhet mik (VIDEO)

Qyteti po ndizet! Disa orë para ndeshjes që pret Shqipëria ndaj Serbisë, tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët e kryeqytetit dhe kanë organizuar një grumbullim madhështor pranë Piramidës — një vend simbolik për shumë shqiptarë.
Me banderola të mëdha kuqezi, thirrje patriotike dhe këngë që rezonojnë në zemrat e të gjithë atyre që duan fitoren, atmosfera është bërë e papërshkrueshme. “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri” dëgjohet në çdo kënd, ndërsa tifozët përgatiten për sfidën e madhe në “Arenën Kombëtare”.
Piramida sot nuk është vetëm një monument, por skena ku shqiptari po jep një mesazh të fortë për unitet dhe krenari përpara përballjes me Serbinë. Versus.al
Nxehet situata pak para ndeshjes Shqipëri-Serbi në “Air Albania”! Tifozët kuqezi djegin flamurin serb (VIDEO)

Pak orë para ndeshjes mes kombëtares shqiptare dhe Serbisë, situata në kryeqytet po merr ‘ngjyrë’ tensioni. Simbolet kuqezi kanë pushtuar rrugët e Tiranës, ndërsa tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të përgatitur mbështetjen e tyre para sfidës që fillon në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Megjithëse situata në përgjithësi është relativisht e qetë, disa episode sporadike tensioni nuk ka munguar. Një grup tifozësh kuqezi ka djegur flamurin serb duke sharë me fjalë banale.
Në këtë sfidë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, nuk mungojnë edhe polemikat në radhët e tifozërisë shqiptare. Disa tifo-grupe janë shprehur kundër Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) lidhur me mënyrën e shitjes së biletave, duke shtuar kështu tensionin përpara ndeshjes.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të jetë një nga më të ndjekurat dhe më të nxehtat në historinë e përballjeve mes këtyre dy kombëtareve. Versus.al
VIDEO e plotë:
07.06.2025, Albania???????? fans before match with Serbia????????, World Cup qualifier, click for more here: https://t.co/LG4BeuuHmr pic.twitter.com/qtsUyxBrnm
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) June 7, 2025







