
Kur përmendet emri i saj, të gjithëve u shkon në mendje batuta e famshme “Greta mbeti 16 vjeç”.
Por së fundmi e ftuar në një intervistë televizive, këngëtarja Greta Koçi ka zbuluar sekretin e batutës.
Ajo është shprehur se kur ka dal në skenë ishte vetëm 13 vjeç dhe meqënëse debutimi i saj i parë ishtë një këngë dashurie me këngëtarin Erion Korinin ajo së bashku më nënën e saj vendosën të mos tregonin moshën e saj.
''Dola shumë e vogël në skenë. Në këngën me Erion Korinin isha 13 vjeç e gjysmë. Mami dhe unë vendosëm që të mos tregonim që isha 13 vjeç.Thamë kush do të na pyesi do themi 15 vjeç se është turp, këngë dashurie 13 vjeç. Pastaj kur më pyesnin për moshën 16 vjeç thosha unë, se aq isha vërtetë pastaj. Dhe mbeti, kjo 16 vjeç mbeti gjithmonë’.Versus.al







