MAGAZINË /

Romina Power distancohet nga Al Bano pas koncertit të tij në Rusi: “Nuk është as vendi dhe as momenti për të kënduar Felicità”

Një zgjedhje që ajo nuk e ka mbështetur, dhe që ish-bashkëshortja ka dashur ta bëjë të qartë, ndonëse vetëm për 24 orë, në mënyrën e përkohshme të rrjeteve sociale.

Shkruar nga Versus
Romina Power distancohet nga Al Bano pas koncertit të tij në Rusi:
Romina Powrdhe Al Bano

"Nuk kam asnjë lidhje me këngën Felicità (Lumturi) të kënduar në Rusi. Nuk kam pranuar të marr pjesë në atë koncert. Nuk më duket as vendi dhe as momenti i duhur për të kënduar Felicità."

Me këto pak rreshta të publikuara në një histori në Instagram, Romina Power distancohet, Al Bano, i cili të premten u ngjit në skenë në Rusi, në Shën Petersburg.

Një zgjedhje që ajo nuk e ka mbështetur, dhe që ish-bashkëshortja ka dashur ta bëjë të qartë, ndonëse vetëm për 24 orë, në rrjeteve sociale.

Për të mos dalë i vetëm në skenë, Al Bano kishte zgjedhur të shoqërohej nga Iva Zanicchi, një tjetër ikonë e muzikës italiane, e cila ka peshuar gjatë mes dy dilemave: përshtatshmëria morale dhe shpërblimi financiar.

Për ata që, ditët e fundit, i kishin vënë në dukje Al Banos se ishte e papërshtatshme të performonte në Rusi, këngëtari u përgjigj me nervozizëm:
"Kërkesat për të marrë pjesë në koncert kanë kaluar shifrën prej një milion e 200 mijë vetash, për një shesh që në maksimum mund të mbajë 130 mijë njerëz. Ky sukses nuk është për muzikën e Al Banos, por përfaqëson etjen për paqe që ka populli rus. Dhe në djall polemikat!"/Versus.al

Poll