MAGAZINË /

Me lot në sy, Fifi rrëfen për herë të parë çfarë sakrifikoi nëna e saj që ajo të bëhej këngëtare

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka ndarë një pjesë të veçantë të jetës së saj në një intervistë emocionuese me moderatoren Alketa Vejsiu.

Shkruar nga Versus

Me lot në sy, Fifi rrëfen për herë të parë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka ndarë një pjesë të veçantë të jetës së saj në një intervistë emocionuese me moderatoren Alketa Vejsiu. Në këtë bisedë të hapur dhe të sinqertë, ajo rrëfeu sfidat e mëdha dhe sakrificat e familjes së saj që qëndrojnë pas suksesit të sotëm në muzikë.

Fifi tregoi se hapat e parë në karrierën muzikore nuk do të ishin të mundur pa një gjest të jashtëzakonshëm dashurie nga nëna e saj. “E mbaj mend sikur ishte dje kur nëna ime, pa hezitim, shiti gjithë florinjtë e saj për të më ndihmuar mua të filloja rrugën në muzikë,” rrëfeu këngëtarja me emocion të thellë.

Por rruga drejt ëndrrës nuk ka qenë pa vështirësi. Fifi zbuloi se shpesh është përballur me frikën e thellë që të humbasë frymëzimin në mes të krijimit, duke ndjerë një ankth të vazhdueshëm: “Më vinte frikë se mos harroja atë melodinë që më vinte në mendje në atë moment, ose fjalët që po shkruaja. Ishte sikur çdo ide mund të zhdukej papritur.”

Në intervistë, ajo foli gjithashtu për vështirësitë e marrëdhënieve personale dhe ndikimin që ato kanë pasur mbi shpirtin e saj. “Ka momente kur ndjen keqardhje dhe faj, por mësova se askush nuk mund të të ngrejë nëse nuk ngrihesh vetë. Më e keqja është të fajësosh të tjerët, sidomos partnerin, sepse shpesh është vetë smira që të verbon,” tha Fifi me sinqeritet.

Kjo intervistë e Fifit u shndërrua në një moment reflektimi mbi çmimin e suksesit, mbi dhimbjen dhe forcën që duhet për të ecur përpara, por edhe mbi dashurinë e pakushtëzuar të nënës, që u bë shtylla e ëndrrës së vajzës së saj.

Poll