BOTA /

Shqetësim global/ Shfaqet në Mesdhe sëmundja vdekjeprurëse Chagas, simptomat

Nga Amerika Latine ka arritur në Mesdheun Lindor Kjo sëmundje përbën një problem global në shëndetin publik për shkak të vdekshmërisë së lartë.

Shkruar nga Versus

Shqetësim global/ Shfaqet në Mesdhe sëmundja vdekjeprurëse

Siç dhe duket njerëzimi nuk po gjen paqe dhe pas pandemisë COVID-19 pasi sipas informacione të fundit sëmundja Chagas është shfaqur në Mesdheun Lindor.

Kjo sëmundje përbën një problem global në shëndetin publik për shkak të vdekshmërisë së lartë.

Pavarësisht nga trajtimi dhe përparimet në kontrollin e transmetimit, transformimet epidemiologjike si urbanizimi dhe globalizimi dhe rëndësia në rritje e transmetimit oral nënkuptojnë që sëmundja Chagas duhet të konsiderohet një sëmundje në zhvillim, pas shfaqjes së rasteve të reja në mbarë botën.

Por cilat janë simptomat e kësaj sëmundje?

Sëmundja Chagas shfaqet në dy faza.

Faza fillestare akute zgjat rreth dy muaj pas infektimit. Megjithëse një numër i madh parazitësh mund të qarkullojnë në gjak. Në shumicën e rasteve simptomat mungojnë ose janë të lehta dhe jo specifike (ethe, dhimbje koke, zmadhimi i nyjeve limfatike, zbehje, dhimbje muskulore, vështirësi në frymëmarrje, ënjtje dhe dhimbje në bark ose gjoks).

Shpesh personat e kafshuar nga një insekt triatomine shfaqin shenjat e para karakteristike të dukshme, që janë një lezion lëkure ose një ënjtje vjollce në qepallën e njërit sy.

Gjatë fazës kronike, parazitët fshihen kryesisht në zemër dhe në muskuj.

Një deri në tre dekada pas infektimit, deri në një e treta e pacientëve vuajnë nga çrregullime kardiake dhe 1 në 10 vuajnë nga lezione të tretjes (zakonisht zmadhimi i ezofagut ose zorrës së trashë), neurologjike ose lezione të përziera.

Në vitet e mëvonshme këta pacientë mund të përjetojnë dëmtim të sistemit nervor dhe muskulit të zemrës, aritmi të mëvonshme kardiake ose dështim progresiv të zemrës dhe vdekje të papritur.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: