POLITIKË /

11 maji, Berisha: Rama po përgatitet që mos t'ja marrë njeri PS-në pas zgjedhjeve

Sipas Berishës shqetësimi i vetëm i Ramës në këto zgjedhje është që të vijojë të mbetet kryetar i PS.

Shkruar nga Versus

11 maji, Berisha: Rama po përgatitet që mos t'ja marrë njeri

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale u shpreh i bindur për fitoren më 11 maj. Sipas tij, edhe kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm për këtë gjë dhe po përgatitet që pas zgjedhjeve të mos ia marrë njeri partinë.

Këtë pretendim, Berisha e argumentoi duke thënë se kreun e ekzekutivit, e presin procese ligjore në vazhdim.

“Edi Rama së pari po përgatitet që së pari të mos ia marrë kush PS-në, por të qëndrojë kryetari i PS. E vërteta është se Edi Ramën e presin procese ligjore, seri procesesh ligjore në Shqipëri, por njëri është më epror nga të gjithë të tjerët, është afera McGonigal. Kështu që mos u çudit që të kërkohet për ekstradim, se unë u jap fjalën se pa asnjë hezitim do ekstradohet në SHBA”- deklaroi Berisha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: