POLITIKË /

Berisha prezanton programin e PD-së: Do ulim çmimin e energjisë për bizneset me 300%. Nafta, 40% më pak!

Gjatë prezantimit Berisha u shpreh se ky program synon të lehtësojë barrën fiskale për qytetarët dhe bizneset, duke ulur çmimet e energjisë dhe karburanteve dhe duke nxitur prodhinin vendas.

Shkruar nga Versus
Berisha prezanton programin e PD-së: Do ulim çmimin e energjisë
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë ka shpalosur programin e Partisë Demokratike.

Gjatë prezantimit Berisha u shpreh se ky program synon të lehtësojë barrën fiskale për qytetarët dhe bizneset, duke ulur çmimet e energjisë dhe karburanteve dhe duke nxitur prodhinin vendas.

'Taksa e pronës do të ulet me 500%, çmimi i energjisë për bizneset do të bjerë trefish, çmimi i naftës do të ulet me 40% dhe tatimi mbi të ardhurat do të zbresë në 10%,” deklaroi ai.

Fokusi i rëndësishëm në këtë program sipas Berishës do të jetë formalizimi i turizmit për të cilën kreu i Partisë Demokratike theksoi se aktualisht është 8-10 herë më informal krahasuar me Kroacinë dhe Malin e Zi.

'Do nxitet prodhimi. Shqipëria prodhuese do të jetë motoja jonë. Turizmin do ta formalizojmë. Statistika turistike thotë se informaliteti i turizmit është 8-10 herë më i madh se në Kroaci dhe Mal të Zi. ' 

Sa i përket kujdesit shëndetësor, Berisha kritikoi modelin aktual të “shëndetësisë falas”, duke e quajtur atë një dështim. Ai premtoi dyfishim të buxhetit për shëndetësinë dhe garantimin e të njëjtave standarde mjekimi dhe ilaçesh si në vendet e rajonit. 

''Ne nuk premtojmë shëndetësi falas se kjo solli tragjedinë e këtij sistemi që kemi sot, por premtojmë dyfishim të buxhetit të kujdesit shëndetësor, garantojmë të njëjtat standarde mjekimi dhe ilaccesh si në vendet e tjera të rajonit. Nuk mund të mungojmë më kurrë ilaçet si sot
“./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: