Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në 'TopStory', u pyet mbi emra të mundshëm të kabinetit të tij qeverisës nëse arrin të fitojë zgjedhjet e 11 majit.
Fillimisht nuk dha emra konkretë, duke theksuar se ministrat mund të mos jenë fare në listat e kandidatëve për deputetë. Ndërsa më tej përmendi Athem Agën dhe Adriana Kalanë si emra të mundshëm të kabinetit të ministrave.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Berisha: Parlamenti i anonimëve të Ramës kishte gjithësej 4 diskutantë.
Rakipllari: Cili do të ishte ministri i Financave?
Berisha: Mund të mos jetë fare në këtë listë, Kushtetuta ka përcaktimet e veta, në 2005 ministri i Financave ishte sekretar, në 2005 ishte sistem krejt tjetër, ky është sistem rajonal dhe jo kombëtar, çdo qark është një shtet më vete në këtë sistem. Po qe se flet për ministra këtu ke të shkëlqyer. Merre Athem Agën. Secili prej tyre në fitore meriton.
Rakipllari: Partitë konsumatore dalin me ekip.
Berisha: E vetmja parti e bën është partia britanike. A ka njeri më luftarak se Adriana Kalaja?
Rakipllari: Të jesh luftarak s’do të thotë të jesh i votuar.
Berisha: A duhet t’u paraqesim qytetarëve si forcë politike kandidatë dinjitozë, s’e kam bërë unë këtë sistem.
Dudushi: Për këtë sistem u morët vesh me Ramën.
Berisha: Jo, jo, u hoq herësi. Hyn kush merr vota më shumë.
Rakipllari: PS thotë që e kërkuat ju (listën e mbyllur). Versus.al








