POLITIKË /

Dash Sula ironizon PD-në: Gruaja më e votuar në Elbasan, u fut në listat e mbyllura, ndërsa unë si SPAK-ist nuk u llogarita

Shkruar nga Versus

Dash Sula ironizon PD-në: Gruaja më e votuar në Elbasan, u fut

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka ironizuar sërish lidershipin demokrat për faktin e lënies së tij jashtë listës së kandidatëve në listë të mbyllur të Elbasanit.

Ai tha se kandidatja grua më e votuar në Elbasan, u fut në listat e mbyllura për shkak të kuotave gjinore, ndërsa ai edhe pse më i votuari në gjithë qarkun, nuk u llogarit për shkak se është mbështetës i SPAK.

''Primaret e PD ne Elbasan. Kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor. Ndërsa kandidati “SPAKIST” më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD, jo vetëm që nuk u vendos në listën e mbyllur por as nuk u llogarit fare në listën e hapur.

Demokratëve iu premtua se lista e kandidatëve për deputet do i lihej vullnetit të tyre. Demokratët folën me votë në primare. Por interesi i demokratëve nuk përkon me interesin e atyre që firmosin listën finale.

Në listën e mbyllur të PD janë ata të cilët antarësia e Partisë Demokratike nuk i votbesoi për të qenë të parët në këtë garë. Për Primaret Madhështore'', shkruan Sula. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: