Sot në presidencë ishte planifikuar zhvillimi i takimeve të presidentit Bajram Begaj me përfaqësues të PD dhe PS në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.
Në presidencë kanë mbërritur sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi të cilët do të japin sugjerimet e tyre lidhur me datën e zgjedhjeve.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka bojkotuar takimin me presidentin duke u shprehur se kreu i shtetit nuk ka në plan të zhvillojë konsulta për datën e zgjedhjeve, pasi do të firmosë vetëm atë datë që i caktohet nga socialistët. Të njëjtin qëndrim e kanë patur edhe përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, pavarësisht se u paraqitën në takime.
Ndërsa më herët partitë e vogla opozitare, propozuan datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve me qëllim që këto të fundit të mos mbaheshin pas samitit të komunitetit politik që pritet të zhvillohet në Tiranë më 9 maj pas mund të ketë ndikime fushata elektorale. Versus.al