Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nëpërmjet një audiomesazhi pretendon për një shkelje që i është bërë brenda burgut ku qëndron duke iu nënshtruar një kontrolli të befasishëm gjatë kohës që hante bukë dhe dëgjonte fjalimin e Ramës.
Sipas tij, kjo është një metodë për ta frikësuar. Ndërsa u bëri thirrje opozitarëve që në çdo dalje publike që do kenë, të denoncojnë aferat korruptive të Veliajt dhe Ramës duke e vënë theksin tek inceneratori i Tiranës.
"Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë nr.5 i cili sot po hante mëngjes në orën 09:20 dhe po dëgjonte fjalimin e një skizofreni i cili po fliste për standartet europiane që duheshin për drejtësinë,. Çuditërisht hapet qelia për të bërë një kontroll të posaçëm për tëndërprerë të ngrënin. Pasi mu bë kontrolli, iu bë kontroll edhe frigoriferit gjatë fjalimit të këtij skizofreni.
Ky nuk është kontrolli i parë, këtu kontrollet bëhen çdo ditë se mos unë sharroj hekurat e qelisë. Doja t’ju vija në dijeni të rastësisë së ndodhur sot. Ju bëj thirrje çdo opozitari që kur del në TV të marrë shkresën kur Veliaj dhe Ahmetaj kanë firmosur për inceneratorin që nuk ekziston. Dhe këto shkresa t’ua tregojë edhe Dumanit dhe atyre që flasin për drejtësinë e re"- u shpreh Meta mes të tjerash.








