AKTUALITET /

14 vjeçari vrau bashkëmoshatarin me thikë në Maliq, në pranga 8 persona! Mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit

Policia ka arrestuar autorin Eneido Guri, babain dhe xhaxhain e tij, 4 të mitur të tjerë dhe një person që tentoi ta largonte me makinë. Ndërsa është sekuestruar thika me të cilën Guri kreu krimin e rëndë.

Shkruar nga Versus
14 vjeçari vrau bashkëmoshatarin me thikë në Maliq,
Foto: Viktima, Erald Xhejo

Korçë- Tetë persona u përfshinë në vrasjen me thikë të 14 vjeçarit Erald Xhejo mbrëmjen e djeshme në fshatin Pirg të Maliqit. Policia ka arrestuar autorin 14 vjeçar Eneido Guri, babain e xhaxhain e tij, 4 të mitur si dhe një 34 vjeçar.

Sipas detajeve të zbardhura, mësohet se babai e xhaxhai i autorit kanë fshehur thikën me të cilën u krye krimi i rëndë. 4 të miturit e arrestuar kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, por kanë tentuar të fshehin ngjarjen në deklarimet e dhëna.

Ndërsa 34 vjeçari, tentoi ta largonte nga vendngjarja autorin pasi kishte kryer vrasjen e bashkëmoshatarit. Policia ka sekuestruar edhe thikën e përdorur nga autori Eneido Guri.

Vrasja ndodhi brenda një lokali ku dy të miturit kishin shkuar të “sqaroheshin” pas sherreve banale në rrjetet sociale. Në momentin që kanë qenë duke folur, autori ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejon duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Detajet e publikuara më pas nga të dhënat e siguruara nga postimet e tij nëpër rrjetet sociale, treguan se autori Erald Xhejo vazhdimisht bënte postime kërcënuese nëpër rrjete sociale ndaj viktimës duke mbajtur edhe armë të ftohta nëpër fotot e publikuara.

Krimi sjell në kujtesë shijen e hidhur nga ngjarja e ndodhur në tetor të vitit të kaluar në Tiranë ku jashtë shkollës 9 vjeçare Fan Noli, 14 vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshi po si pasojë e konflikteve në rrjetet sociale. Ngjarje të tilla vënë në pah mungesën e një strategjie kombëtare për të minimizuar gjuhën e urrejtjes të përhapur mes të miturve nëpër rrjetet sociale dhe rivendosjen e autoritetit të mësuesve e prindërve. Versus.al

 

Poll