POLITIKË /

Hilja e PD/ Kush janë kandidatët që regjistrohen nën siglën e partive aleate për të siguruar fondet parlamentare

Partia Demokratike ka dorëzuar listat zyrtare në KQZ, dhe në dokumentin përkatës disa nga kandidatët e saj të listës së mbyllur figurojnë të regjistruar si përfaqësues të partive aleate.

Shkruar nga Versus
Hilja e PD/ Kush janë kandidatët që regjistrohen nën
Foto montazh: Selia e PD-së, Klevis Balliu, Besart Xhaferri

Partia Demokratike ka dorëzuar listat zyrtare në KQZ, dhe në dokumentin përkatës disa nga kandidatët e saj të listës së mbyllur figurojnë të regjistruar si përfaqësues të partive aleate.

Emrat e përfshirë në skandal:

Dibër

• Denisa Vata: Kryetare e degës së PD-së në Mat. Regjistruar si kandidate e Partisë Lëvizja Legalitetit (PLL).

Tiranë

• Klevis Balliu: Shef Organizimi në PD dhe drejtues politik në Njësinë 3. Regjistruar si kandidat i Frymës së Re Demokratike (FRD).

• Besart Xhaferri: Kryetar i FRPD-së. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar Demokrat (PBDK).

Shkodër

• Greta Bardeli: Deputete aktuale e PD-së. Regjistruar si kandidate e Partisë Demokristiane (PDK).

Vlorë

• Atird Hoxha: Kryetar i degës së PD-së në Vlorë. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar (PBK).

Qëllimi i skemës

Të gjithë kandidatët e mësipërm janë përfaqësues të qartë të PD-së: Greta Bardeli është deputete aktuale, Besart Xhaferri kryeson Forumin Rinor të partisë, ndërsa Klevis Balliu ka dalë nga primaret dhe është drejtues politik në Njësinë 4 të PD-së.

Kjo manovër ka për qëllim përfitimin e fondeve publike të alokuara për partitë parlamentare. Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe këta individë do jenë deputetë, partitë që ata përfaqësojnë formalisht do të përfitojnë automatikisht fonde nga buxheti i qeverisë për partitë parlamentare.

Ky veprim cilësohet si një mënyrë e papranueshme dhe manipulative për të marrë fonde publike në favor të partive të vogla joaktive, duke përdorur kandidatët e PD-së si mekanizëm për të arritur këtë qëllim./VNA

 

Tags:

kqz

Poll