Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetin e tij social nga Thethi, ku pak javë më parë u zhvilluan aksione për shembjen e disa strukturave të ngritura pa leje në zonën e mbrojtur.
‘’Ka rilindur’’- shkruan kreu i qeverisë krah fotos së publikuar nga vendi i bukur në veri të Shqipërisë.
Ky postim ka ardhur menjëherë pasi këshilli bashkiak i Tiranës kishte shkarkuar Erion Veliajn nga posti i kreut të bashkisë së Tiranës, për t’i lënë tashmë rrugë certifikimit nga ana e qeverisë. Versus.al







