Ditën e sotme u zhvillua në Këshillin e Mandateve seanca për pretendimet e opozitës mbi shkeljet e bëra nga deputeti socialist Vullnet Sinaj, për ta cilat kanë heqjen e mandatit të tij duke e akuzuar se bizneset e Sinajt kanë përfituar nga buxheti i shtetit.
Mbledhja nisi me tone të ashpra përplasje mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetit socialist pasi ky i fundit i përmendi demokratit djegien e karrigeve në Kuvend duke i thënë se nëse ende nuk ka paguar dëmin, nuk duhet të jetë i ulur aty.
Bardhi iu përgjigj duke thënë se nuk ka marrë para nga buxheti i shtetit, ndërsa e akuzoi Sinajn se ka shfrytëzuar mandatin e deputetit për të favorizuar kompanitë e tij private.
Pjesë nga debati
Vullnet Sinaj: Para se të filloj, dua të bëj një pyetje, nëse ka paguar lekët e djegies së karrigeve zoti Bardhi, nëse jo atëherë duhet të rri në këmbë, dhe jo të diskutojë mandatin tim.
Gazment Bardhi: Unë i nderuar nuk ka marr lekët nga buxheti i shtetit, as kam vjedhur buxhetin e shtetit, pas asnjë diskutim karriget janë në përdorim nga secili deputet, dhe secili prej tyre mban përgjegjësinë për çdo material që ka marre në dorëzim nga Kuvendi. Siç ju e dini, secili prej nesh sa herë ka pasur dëmtime është paguar pa asnjë shqetësim, sepse ndryshe nga ju që e përdorni shtetin dhe pronën shtetërore për përfitime personale, ne jemi këtu për të mbrojtur interesin publik.
Ti i ke ven zjarrin buxhetit të shtetit duke i marrë lekët dhe i kë futur në xhep. Prandaj është parashikuar heqja e mandatit për atë që vjedh dhe jo për atë që dëmton karrigen tënde, nuk është akt nga ato që sanksionohet. Ti nuk je për të na bërë pyetje neve, je i akuzuar se ke futur të dyja duart në buxhetin e shtetit. Ka një dallim mes nesh, ti e shfrytëzon mandatin dhe buxhetin për të marrë lekë për kompanitë e tua private, ndërsa unë, e përdor pozicionin e deputetet për të mbrojtur buxhetin.
Je hajdut dhe individ që ke futur duart në buxhetin e shtetit. Ditën që do fus duart në buxhetin e shtetit dhe në pasurinë publike, absolutisht do jem i akuzuar, të më bëhet gjyq, e të shkoj në burg.
Vullnet Sinaj: Nuk jam i akuzuar, ka një mocion për mandatin tim, jo i akuzuar. Nuk kam vjedhur, unë bëj biznes biznes të ndershëm. Sikur të bënin të gjithë biznes të ndershëm siç bën biznesi im. S’të lejoj fare ty, se ti ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur dhe do vjellësh tërë jetën, do e tregojë historia dhe shqiptarët punën tënde.
Gazment Bardhi: Kryetare, nëse deputeti është si drejtues i mbledhjes na thuaj, e mori fjalën pa ia dhënë ju. Zotëria unë i kam dhënë lekë buxhetit për dëmin që kam shkarkuar, ti ke futur duart në buxhetin e shtetit. Na thuaj edhe lejet e ndërtimit që ke marrë në Tiranë. Ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, siç je ti, do kesh gishtin gjithmonë të ngritur sepse ke shkelur kushtetutën.
Vullnet Sinaj: S’kam marrë asnjë leje ndërtimi e themi publikisht, e vetmja leje ndërtimi që kam marrë ka qenë para se të bëhesha deputet për biznesin. Ti vazhdon të gënjesh akoma, se s’të lë vesi. Je gënjeshtar dhe shpifës.
Ndërkohë, nga debatet Sinaj i kujtoi Bardhit edhe akuzat që ka hedhur ndaj Flamur Nokës dhe Sali Berishës. Madje, Sinaj i tha se nëse Bardhi e mban fjalën, s’duhet të jetë me deputet në zgjedhjet e ardhshme, referuar deklaratës së tij se s’do kandidojë nëse me Berishën kryetar. Për akuzat ndaj Nokës, Bardhi s’kishte asnjë fjalë, veçse i tha se nuk i jep llogari se çfarë bën ai me kolegët e partisë.
Vullnet Sinaj: A i shkon deri në fund akuzave që kë bërë për Berishën kur ishe me Bashën? A i shkon deri në fund akuzave që ke bërë për Nokën? Ai i shkon deri në fund akuzës që bërë në Kuvend se zv.kryeministrja ka vërë njerëz për të vrarë kryetarin e Baskisë Fier? Akuzave ose shkoji deri në fund ose prano që ti je një deputet që do të krijosh sherre dhe probleme në këtë vend. Unë do jem deputet herës tjetër dhe ti s’do jesh. Ke thënë vetë po të jetë Berisha kryetar s’do jem deputet, duhet të mbash fjalën. Unë mund të kisha ikur, po më ktheve nga rruga, s’më le të ikja, më do këtu për debat.
Seancat për Sinajn u lanë "pas dore" nga ana e Kuvendit që pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani, ngjarje e cila solli edhe ndërprerjen e mbledhjes në muajin shtator. Vetë Bardhi duke iu drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali i kërkoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Vullnet Sinajn. Versus.al