
Në podcastin “Flasim” me episodin e titulluar me “tre petale nga trëndafili socialist”, kryeministri Edi Rama nuk kurseu as batutat pas një deklarate të bërë nga i riu Edjon Maliqi, një prej folësve në Kuvendin Rinor të PS.
Pasi ai u shpreh se Përmeti furnizohet me ujë 24 orë, Rama tha se pas kësaj deklarate ndaj tij do të ketë fyerje dhe etiketime me fjalë të ndryshme si për shembull “patronazhist”.
Edjon Maliqi: Sot Përmeti ka 24 orë ujë. Dhe aty nisi në 2017-ën”- u shpreh i riu.
Edi Rama: Tani e hëngre fare, e di çfarë do të të bëjnë në komente? O patronazhist, o legen o qen bir qeni, po si ju bëri si veten ky? Po jeni të gjithë mashtrues, të gjithë legena gënjeshtarë. Vetëm sepse the që Përmeti ka 24 orë ujë. Versus.al








