POLITIKË /

“Keni 12 vite në pushtet, dhe premtoni njësoj”- Rama komentuesit: Po të isha si bufi, Shqipëria do ishte një vend që s’e merrte askush seriozisht

Kryeministri thekson se nuk ka asnjë ngjashmëri me kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa bën krahasimin e Shqipërisë me periudhën kur në pushtet ishte PD dhe me periudhën kur në pushtet erdhi PS.

Shkruar nga Versus

“Keni 12 vite në pushtet, dhe premtoni njësoj”- Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook.

Një ndër komentet adresuar kryeministri ishte: “ Po boll se keni 12 vjet në pushtet dhe premtoni njëlloj si bufi”.

Rama iu përgjigj duke i thënë se ai nuk premton si opozita, por se ai bën atë që thotë dhe thotë atë që bën.

Kryeministri thekson se nuk ka asnjë ngjashmëri me kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa bën krahasimin e Shqipërisë me periudhën kur në pushtet ishte PD dhe me periudhën kur në pushtet erdhi PS.

“Jo, Vladimir, unë nuk kam 12 vjet që premtoj, po kam 11 vjet e 6 muaj që bëj ato që them dhe them ato që bëj. Se po të isha si bufi, edhe Shqipëria do ishte si e bufit, një vend që s’e merrte askush seriozisht, një vend i zhytur në borxhe dhe në kriminalitet, me mbi 100 e kusur vrasje në vit, me qytete të rrënuara nga harresa, me një turizëm që mbahej gjallë vetëm nga patriotizmi shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Po sot? Sot vetëm kush nuk do të shohë, nuk sheh dhe s’ka më të verbër se ai që i ka sytë, por refuzon të shikojë. Apo më shurdh se ai që i ka veshët, por nuk do e nuk do që të dëgjojnë”, tha Rama.

Tags:

edi rama

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: