POLITIKË /

“Kërkohet garant i Kushtetutës”, Alimehmeti ironizon Begajn: Duhet të dijë të lexojë

Alimehmeti ironizoi presidentin për dekretin e pezulluar të zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus

“Kërkohet garant i Kushtetutës”, Alimehmeti ironizon  
Anëtari i këshillit bashkiak të PD në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka ironizuar presidentin, Bajram Begaj pas pezullimit të dekretit nga Gjykata Kushtetuese.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Alimehmeti shkroi: "Hapet vend pune për ‘Garant të Kushtetutës’! Kandidati të dijë të lexojë dhe të ketë këllqe të veprojë!

Ky reagim është një ironi drejtuar presidentit i cili edhe pse duhet të jetë garant i Kushtetutës, dekretoi zgjedhje që binin ndesh me të. Versus.al

Poll