POLITIKË /

"Më shumë se një mbret", Nusret publikon FOTO me Ramën gjatë finales së Champions League

Shkruar nga Versus

"Më shumë se një mbret", Nusret publikon FOTO me

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë shfaqur në një foto të bërë gjatë finales së mbrëmshme të Champions League mes PSG dhe Inter.

“Nusreti” ka publikuar foto e video me personalitete të ndryshme të botës së futbollit, por jo vetëm. Mes tyre ka qenë edhe një foto me kryeministrin Edi Rama ndaj të cilit nuk është kursyer në lavde, duke e shoqëruar fotografinë me një mbishkrim ndryshe:

“Më shumë se një mbret”.

"Më shumë se një mbret", Nusret publikon FOTO me
Fotoja e publikuar nga kuzhinieri i famshëm

Kreu i qeverisë prej ditësh ndodhet në Gjermani për takime pune, por si duket nuk mundi t’i rezistonte ndeshjes finale për trofeun prestigjoz. Më herët edhe youtuber-i i famshëm “Ishowspeed” ‘nxori zbuluar’ Ramën të cilin e takoi në stadium ku ishte së bashku me Dukën për të ndjekur një ndeshje mes ‘veteranëve’ të futbollit. Versus.al

 

Poll