POLITIKË /

Ministrja sllovene: Vitin e ardhshëm hapim konsullatë në Durrës! Ndihmë teknike për integrim në BE

Hapja e konsullatës sllovene në Durrës shihet si rritje e bashkëpunimit mes dy vendeve veçanërisht në aspektin e procesit të integrimit në BE.

Shkruar nga Versus
Ministrja sllovene: Vitin e ardhshëm hapim konsullatë në
Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon

Sllovenia do të hapë një konsullatë të saj në Durrës, vitin e ardhshëm. Lajmin e bëri me dije ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon e cila ka qenë e pranishme sot gjatë konferencës së nisur në Tiranë ku janë mbledhur ambasadorët shqiptarë në shtete të ndryshme të botës por edhe zyrtarë të huaj.

Fajon ka mbajtur një deklaratë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të vendit tonë, Igli Hasani gjatë së cilës theksoi mbështetjen e Sllovenisë për përparimin e Shqipërisë në procesin e ingrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Patëm një takim të frytshëm lidhur me bashkëpunimet tona në të ardhmen. Na duhet të krijojmë lidhje të tjera ajrore në të ardhmen. Në Durrës do kemi konsullatën tonë vitin e ardhshëm, mendoj se në këtë mënyrë do t’u ofrojmë të gjithëve mundësi të tjera. Bashkëpunimi ynë është përqendruar në fusha të ndryshme. Jemi pjesë e mjaft projekteve zhvillimore në Shqipëri.

Kemi ofruar ndihmë teknike për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Shpreh mbështetjen për kolegjin e Evropës në Tiranë. Në sezonin e parë do kemi bursa të akorduara në këtë drejtim. Cekëm edhe cështjen e agresionit rus, luftën në Gaza. Këto konflikte na cënojnë të gjithëve”- u shpreh Fajon.

Nga ana tjetër, Hasani e cilësoi Slloveninë si një vend model, hapat e të cilit Shqipëria përpiqet t’i ndjekë për t’u anëtarësuar në BE. Versus.al

Poll