POLITIKË /

"Mos ndiqni mediat e partitë", Rama thirrje prokurorëve të SPAK: Ndërprisni marrëdhëniet me 'gazetarët specialë'

Shkruar nga Versus

"Mos ndiqni mediat e partitë", Rama thirrje prokurorëve

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS, Rama pati edhe disa sugjerime për prokurorët e SPAK. Kreu i qeverisë bëri thirrje që SPAK të mos sillet si parti politike apo redaksi lajmesh, por të bëjë detyrën dhe të sulmojë kudo që ka korrupsion.

Duke nënvizuar reagimin e SPAK për shifrat e paraburgimeve, Rama tha se prokurorët e posaçëm duhet të merren me goditjen e korrupsionit dhe jo t’i kthejnë përgjigjie atij.

“Thënë të gjitha këto, kam një sugjerim për prokurorët e SPAK. Në vend që të merren me deklaratat e mia dhe të bëjnë njoftime për shtyp sa herë bëj unë deklarata, të bëjnë detyrën e tyre, e kanë gjithë mbështetjen tonë. T’i dëgjojnë këto që ne themi si kritika kontruktive. Për ne, SPAK dhe GJKKO të rrojnë 1 mijë vjet, nuk u vjen e keqja nga ne. Të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike, të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët special, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore. Të mos bëhen redaksi gazetash e portalesh dhe të bëjnë punën e tyre”- tha Rama.

“Sa herë kurdoherë e kudoqoftë që do kapin korrupsion, me atë shpatën ta hapin krahun me gjithë forcën. Por korrupsion ama, nuk kemi ngritur një institucion që të bëjë edhe inspektoriatin e lartë të deklarimit të pasurive, edhe gjykatësin edhe KLSH. E ngritëm si armë të fuqishme për të luftuar korrupsionin. Të mos kundërshtojnë sikur janë parti politike, të mos hyjmë në debate shifrash”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: