Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë për mediat ku foli lidhur me takimet që pati në Bruksel me eurodeputetë të cilët i informoi mbi akuzat ndaj qeverisë lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Por as ai nuk mundi t’i shpëtojë atmosferës që ka përfshirë vendin pak orë para ndeshjes me Serbinë që nis në orën 20:45. Mirëpo edhe në këtë rast, Berisha e kishte një ironi për Ramën duke thënë se shpreson që ai të mos jetë i pranishëm në stadium.
“Ju uroj nga zemra sukses dhe fitore, kombëtares tonë. Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek. Uroj që ata që me shpirt dhe zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje”- tha Berisha duke lënë të kuptohet se po flet për kreun e qeverisë të cilin e ka akuzuar vazhdimisht për bashkëpunim me presidentin serb në dëm të shqiptarëve. Versus.al







