POLITIKË /

Nga Meta, tek Idrizi e Dule, PD bashkon forcat me 25 parti të tjera për 11 majin! Zbardhet emri i koalicionit

Disa prej krerëve të partive në koalicion me PD pritet të jenë në listat e sigurta për deputetë.

Shkruar nga Versus

Nga Meta, tek Idrizi e Dule, PD bashkon forcat me 25 parti të tjera

Partia Demokratike ka arritur një koalicion të gjerë opozitar me 25 parti të tjera për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nën siglën “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në listë janë aleatët e zakonshëm të PD nga Fatmir Mediu te Agron Duka i PAA i cili ka deklaruar se nuk do garojë si deputet në këto zgjedhje. Por vihet re se pjesë e koalicionit është edhe partia e minoritetit grek, PBDNJ e drejtuar nga Vangjel Dule dhe PDIU (Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet) e njohur si partia e çamëve, nën drejtimin e Shpëtim Idrizit.

Lista e partive që marrin pjesë në koalicionin me Partinë Demokratike:

– Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Ilir Meta.

-Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.

-Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.

-Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.

-Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.

-Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.

-Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.

-Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.

-Partia Aleanca Europiane Ekologiike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.

-Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.

-Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.

-Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.

-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.

-Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.

-Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.

-Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimitër Muslia.

-Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.

-Partia Bashkimi Liberal Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.

-Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.

-Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.

-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.

-Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.

-Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharrem Doda.

-Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.

-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

Koalicioni “Partia Demokratike-Aelanca për Madhështinë Madhështore” mban logon e PD-së. mesnatën e mbrëmshme ishte afati i fundit i dorëzimit të koalicioneve parazgjedhore. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: