POLITIKË /

“Një intervistë e dhënë ‘pa dashje’ do të shokonte PS”, çfarë po paralajmëron analisti Vangjeli

Duke mos dhënë emra, Vangjeli la të kuptohej se nëse një eksponent i PS do të jepte intervistë, do të sillte shumë pasoja në zgjedhje.

Shkruar nga Versus

“Një intervistë e dhënë ‘pa dashje’ do

Analisti Lorenc Vangjeli ka dhënë një deklaratë të fortë në “A2CNN” duke u shprehur se një intervistë e dhënë “pa dashje” siç e cilësoi ai, do të kishte efekt shokues për PS-në në këto zgjedhje.

E ftuar e emisionit ishte edhe deputetja e PS, Ermonela Felaj. Teksa Vangjeli i cili nuk e specifikoi për intervistën e kujt bëhet fjalë, tha mes të tjerash se nëse kjo intervistë do të realizohet, do të sillte një efekt shokues në zgjedhje, jo vetëm për kryeqytetin, por për të gjithë vendin.

Pjesë nga intervista:

Lorenc Vangjeli: Një intervistë në thonjëza e dhënë pa dashje, do kishte efekt shokues për PS-në në zgjedhje. Ndonjë gjetje gazetareske..

Gazetarja: Po flisni për materiale investigative, ndoshta materiale letërporosi që mbërrijnë nga jashtë apo veprime të SPAK-ut, për çfarë e keni fjalën?

Vangjeli: Diçka më e thjeshtë në formë, nuk e përfshin SPAK-un. Por ndoshta ndonjë intervistë në thonjëza e dhënë pa dashje

Gazetarja: Mesa po kuptoj thoni se do të rezultojë rezultatin vetëm të kryeqytetit

Vangjeli: Do të kishte një efekt shokues nëse zërat që e thonë një gjë të tillë janë të vërteta

Gazetarja: Kush mund të jetë ky i intervistuar pa dashje

Vangjeli: Shto këtu pastaj edhe kushte specifike… Versus.al

Poll