Partia Socialiste rrëzoi me shumicë votash në Këshillin e Mandateve propozimin e deputetit Gazment Bardhi për të bërë të detyrueshëm përgjigjen e deputetëve dhe ministrave nëse kanë përdorur aplikacionet “Sky Ecc” apo “EncroChat”.
Gjatë argumenteve që dha, deputeti tjetër Saimir Korreshi tha se një deklarim i tillë është i domosdoshëm për të pastruar integritetin e deputetëve. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye normale përse ligjvënësit t’i kenë përdorur këto dy aplikacione në të cilat janë zbardhur përgjime mes anëtarëve të krimit të organizuar.
“Janë aplikacione që i ka përdorur krimi i organizuar. Këto të dyja janë sensitive të sekuestruara dhe kanë ardhur me letër porosi. Ne për integritetin e gjithësecilit thamë të bënim atë deklarimin se kush nuk pi drogë. As që u morëm me atë
Sky Encro Chat-in nuk e doni prapë. Ne po kërkojmë që me integritetin e çdo deputeti të shkruhet o zotëri unë nuk e kam përdorur… po s’ke pse e përdor ti për qëllime të sinqerta, të flasësh me gruan puçi puçi me “Sky” dhe “Encro Chat”-tha mes të tjerash Korreshi. Versus.al







