POLITIKË /

“Nuk diskutojmë dekretin e presidentit”, KQZ për zgjedhjet në Tiranë: Jemi të detyruar ta zbatojmë

Shkruar nga Versus

“Nuk diskutojmë dekretin e presidentit”, KQZ për zgjedhjet

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet sot nga gazetarët nëse KQZ ka bërë një analizë të vlefshmërisë së dekretit të firmosur nga presidenti Bajram Begaj për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës.

Celibashi shprehet se KQZ nuk mundet të kryejë asnjë diskutim mbi dekretin dhe vendimmarrjet e presidentit apo të qeverisë, por vetëm duhet t’i zbatojë ato.

“KQZ ka vetëm një përgjegjësi organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër sikur se është president i republikës. Thënë këtë KQZ nuk mund të vë në diskutim çfarë ëhstë zhvillua nga çdo pikëpmaje deri në daljen e dekreti.

Detyra është të përgatisë procesin zgjedhor për 6 bashkitë dhe nuk e ka fare të lejuar të vërë në diskutim dhe të debatojë nga çdo pikëpamje vendimmarjet qoftë të Presidentit apo dhe të Këshillit të Ministrave. Rasti sot është pak ndryshe me atë të zgjedhjeve që i sollët në referim, sepse atëherë diskutohej për 2 dekret”- është shprehur Celibashi mes të tjerash ndërsa tha se do të bëhet i ditur edhe buxheti i caktuar për zgjedhjet e parakohshme në 6 bashkitë e vendit. Versus.al

Poll