Me afrimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore, hyjnë në skenë edhe ata që njihen tashmë në opinionin publik si ‘’patronazhistët e PS’’, persona që patronojnë zona të caktuara duke i mbajtur në mbikëqyrje në kohë votimesh.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot me ministrat dhe deputetët e Tiranës, Rama u shpreh i bindur se patronazhistët do të hakmerren për përqeshjet që u janë bërë socialistëve me rezultat fitimtar në Tiranë.
Rama shkoi më tej duke thënë se patronazhistët e bashkive të tjera ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjeshme, kanë përgatitur një fat edhe më të hidhur për PD-në dhe opozitën.
‘’Patronazhistët mezi po presin të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur të radhës i cili do të pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës kur ato të mbahen sipas procedurave, se nuk jemi ne që vendosim ditën e zgjedhjeve. Po flas për Tiranën se pastaj për Matin, apo Vlorën, apo Beratin nuk e di akoma se çfarë ka tjetër. Besoj se goditja e patronazhistëve të atjeshëm do jetë edhe më dëshpëruese se ata të Tiranës ku sidoqoftë prapë se prapë do të zhvillohet një garë si kudo sepse në fund të fundit ne për këtë punë jemi këtu, të fitojmë çdo garë që na del përpara me qetësinë më të madhe dhe bindjen se pavarësisht se jemi fitimtarë, jemi të tillë sepse zgjohemi më herët dhe flejmë më vonë sesa humbësit’’ u shpreh Rama i sigurt për fitoren edhe përse bashkitë prej kohësh kanë mbetur pa drejtues dhe disa prej tyre kanë probleme me drejtësinë. Versus.al







