
Në një postim në kanalet e tij të komunikimit, Edi Rama ka shpjeguar tiparet e ‘Bufit të Kënëtes’ me të cilin etiketon së fundmi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Kreu i qeverisë shkruan në postim se ‘bufi i kënetës’ është plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiak. Trupi i tij shton më tej Rama në postim grumbullon pesticice dhe helme kundër brejtësve, çfarë e bën helmues dhe atë vetë.
"BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit", shkruan Rama, postim të cilin e ka shoqëruar dhe me një video, të shpendit. /Versus.al








