POLITIKË /

Protesta e nesërme për UÇK në Tiranë, Balluku: Hiqet tarifa e Rrugës së Kombit gjatë 24 orëve

Nga ora 09:00 e 17 tetorit deri në orën 09:00 të 18 tetorit, nuk do të ketë trarë në rrugën e Kombit.

Shkruar nga Versus

Protesta e nesërme për UÇK në Tiranë, Balluku: Hiqet

Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku ka njoftuar se ditën e nesërme do të hiqet përkohësisht tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit.

Shkak për këtë është bërë protesta që pritet të mbahet në Tiranë më 16 tetor në orën 17:00 për lirimin e ish-liderëve të UÇK-së që prej 5 vitesh mbahen të arrestuar në Hagë.

“Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor  “Liria ka emër - Drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”- thuhet në reagimin e numrit dy të qeverisë shqiptare.

Kohëzgjatja e heqjes së tarifës do të jetë nga ora 09:00 e mëngjesit të nesërm deri në orën 09:00 të mëngjesit të 18 tetorit. Versus.al

Poll