Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni kanë nënshkruar shkëmbimin e marrëveshjeve që synojnë thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në disa fusha.
Marrëveshjet përfshijnë sektorë të ndryshëm, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin dhe fusha të tjera kyçe.
“Romë – Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar”, shkroi Rama në Facebook.

