POLITIKË /

Sherri në PS e Kavajës? Kandidati për deputet: Shpifje e ulët! Ne jemi një familje e madhe qytetare dhe politike!

Në kanalet e tij të komunikimit Çepeli shkruan se kjo është një shpifje e ulëtë që bëhet për arye politike nga kundërshtarët.

Shkruar nga Versus
Sherri në PS e Kavajës? Kandidati për deputet: Shpifje e
Eldian Çepeli

Kandidati i Partisë Socialiste në listat e hapura të qarkut të Tiranë, Eldian Çepeli ka mohuar zërat se ai është përfshirë në një konflikt me kryetarin e kësaj force politike në Kavajë.

Në kanalet e tij të komunikimit Çepeli shkruan se kjo është një shpifje e ulëtë që bëhet për arye politike nga kundërshtarët.

Më tej Çepeli nënvizon se këto shpifje tregojnë tregojnë dëshpërimin e kundërshtarëve në Tiranë pasi ata e dinë rezultatin e tyre fatal.

Postimi i plotë:

Sot disa media pranë opozitës kanë shpërndarë një lajm të rremë ku shkruajnë se unë jam përfshirë në një konflikt me kryetarin e Partisë Socialiste Kavajë.

Duke hedhur poshtë me neveri këtë shpifje të ulët që bëhet për arsye politike nga kundërshtarët, dua të sqaroj çdo qytetar të Kavajës dhe mbarë opinionin publik se: Unë nuk jam përfshirë në asnjë konflikt, fare, 0.

Me përgjegjësi të plotë morale dhe politike dhe si qytetar  i Kavajës, unë do ta vijoj këtë garë elektorale për një fitore si asnjëherë tjetër të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, sëbashku me strukturat e PS Kavajë.

Ne jemi një familje e madhe qytetare dhe politike dhe falenderoj çdo qytetar për mbështetjen pa rezerva!

Shpifjet e kësaj natyre tregojnë dëshpërimin e kundërshtarëve tanë në Tiranë pasi ata e dinë rezultatin e tyre fatal, por nuk na ndalin kurrësesi në rrugëtimin tonë drejt 11 Majit historik drejt Shqipërisë Europiane.

Puna në terren vijon/Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: