Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur lojën e e kuqezinjve, të cilët në 20 minutat e para të pjesës së parë shënuan dy gola të shpejtë kundër Andorrës.
Shefi i qeverisë ka ndarë golat e shënuar nga sulmuesi Rey Manaj, ndërsa shkruan “Bravo Rey Manaj”
Shqipëria udhëheq pastër 2-0 kundër një rivali të lehtë në letër si Andorra. Kjo përballje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.








