Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në konferencën e tretë të NATO-s për sigurinë kibernetike. Duke e konsideruar vendin tonë si ndër të parat shtete të angazhuara në këtë fushë për shkak të sulmeve kibernetike që pati nga Irani, Rama tha se duhet të ketë një bashkim nga vendet e tjera dhe të merret mësim nga ky sulm kibernetik.
“Kur bëhet fjalë për mbrojtje kibernetike, nuk është ide e mirë të qëndrosh më vete, por është ide e mirë që të bëhesh pjesë për mbështetjen kundra këtyre incidenteve dhe për të formësuar një rrjet të madh mbrojtje. Shqipëria është ndër të parat që është bërë pjesë dhe inkurajoj të gjitha vendet, por ndoshta do të duhet të marrin një mësim që të bashkohen.
Është shumë e rëndësishme ta njohësh armikun dhe të njohësh instrumentet e tij në mënyrë që të mos duhet të përballesh vetë, pra mbledhja e informacionit për instrumentet që përdor armiku është domosdoshmëri dhe këtë se bën dot kur je vetëm, ndërsa së bashku merr masat që ai instrument i ri mos të dëmtojë"- tha Rama.
Më tej nuk i kurseu batutat duke nënvizuar se nuk është elspert dhe se është i vetmi në qeverinë e tij që nuk ka doktoraturë, ndësa më herët shpesh ëahtë shprehur se nuk ka as diplomë masteri.
"Kuptuam që ndërkohë që partnerët e NATO-s, ndërkohë që na ndihmonin, ata mësonin çfarë ishte e re nga fronti i armikut. Këtu ishin ato që doja të thoja. Unë nuk jam gjeneral, as ekspert kibernetik. Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë. Faleminderit”, përfundoi Rama. Versus.al







