POLITIKË /

Sot nisi stërvitja ushtarake ‘Defender Europe 25’, Rama: Vendi ynë, rol strategjik për suksesin e operacioneve

Rama shkruan se një stërvitje e tillë shërben për koordinimin mes ushtrive të vendeve aleate të NATO-s.

Shkruar nga Versus

Sot nisi stërvitja ushtarake ‘Defender Europe 25’, Rama: Vendi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me nisjen e stërvitjes ushtarake “Defender 25 Europe” ditën e sotme në Shqipëri. Në rrjetet sociale ai shprehet se vendi ynë luan një rol strategjik për të bërë të mundur garantimin e suksesit të operacioneve.

Ai shkruan se kjo lloj stërvitje synon rritjen e bashkëpunimit mes forcave të armatosura të vendeve aleate me qëllim reagimin e shpejtë ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.

“Ka nisur zyrtarisht në orët e para të mëngjesit stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”.  Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara. “Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike” – shprehet kreu i qeverisë. Versus.al

Poll