POLITIKË /

S’paska paguar ende borxhet e biletave të tij/ “Air Albania” i reagon Ahmetajt për akuzat se Rama falimentoi kompaninë: Aq të besueshme sa premtimet e tua

Kompania pretendon se Ahmetaj ka borxhe të pashlyera për biletat e udhëtimit dhe se akuzat e tij ndaj Ramës janë po aq të besueshme sa premtimet e bëra për shlyerjen e detyrimeve.

Shkruar nga Versus

S’paska paguar ende borxhet e biletave të tij/ “Air

Në një intervistë televizive të dhënë dy ditë më parë, ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj bëri deklarata të forta duke thënë se kryeministri Edi Rama ka falimentuar kompaninë Air Albania me kostot e udhëtimeve të tij.

Sipas Ahmetajt, humbja shkon deri në 20 milionë euro ndërsa përmendi edhe një rast të devijimit të fluturimit nga Tirana për në Romë me kosto 14 mijë euro.

Pas këtyre deklaratave, ka reaguar vetë kompania “Air Albania” nëpërmjet një postimi në Instagram ku i bën thirrje Ahmetajt që të shlyejë detyrimet. Duke hedhur poshtë akuzat e bëra nga Ahmetaj, kompania pretendon se ish numri dy i qeverisë dhe familjarë të tij kanë detyrime të pashlyera për udhëtime që kanë kryer.

“Në përgjigje të interesimit të disa mediave lidhur me deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj mbi kompaninë Air Albania, informojmë se:

Zoti Arben i detyrohet kompanisë sonë një shumë të konsiderueshme pasi ai dhe familjare të tijët kanë udhëtuar me Air Albanian pa paguar biletat. Në mënyrë të përsëritur zoti Arben ka premtuar se do ta shlyejë kompaninë por kjo nuk ka ndodhur akoma.

Lidhur me akuzat e tjera të tij mund të themi vetëm se ato janë po aq të besueshme sa besueshmëria e zotit Arben si klient i Air Albanias”- thuhet në reagimin e bërë nga kompania “Air Albania”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: