POLITIKË /

Të enjten qeveria ‘vulos’ vendimin e këshillit për Veliajn, cilët ishin ‘besnikët’ e kryebashkiakut

Shkruar nga Versus

Të enjten qeveria ‘vulos’ vendimin e këshillit për

Këshilli i Ministrave do të shqyrtojë të enjten vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga detyra e tij.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, këshilli mblodhi edhe 2 prej kërkesave të bëra më herët nga Endri Shabani i Nismës Thurje dhe PD ku kërkohej shkarkimi i Veliajt.

Në mbledhjen e këshillit nga socialistët munguan Gazment Paja, Joleza Koka dhe Anuela Ristani. Ndërsa Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi braktisën sallën në momentin e votimit duke lënë të kuptohet kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të bërë nga kolegët e krahut të tyre politik.

Kujtojmë se ishte Kryeministri Edi Rama i cili i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Asambleja e Partisë Socialiste, që të nisë procedurat e shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra. Versus.al

Poll