POLITIKË /

“Ti nuk e di rolin si kryeparlamentar”, deputeti i Lëvizjes Bashkë-Peleshit: S’ke për detyrë t’u bindesh urdhrave të Ramës

Duke i kujtuar Peleshit se në hierarki posti i tij është më i lartë se Rama, Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë i kërkoi kryeparlamentarit të drejtonte seancat me profesionalizëm dhe jo duke iu bindur urdhrave të kryeministrit.

Shkruar nga Versus
“Ti nuk e di rolin si kryeparlamentar”, deputeti i Lëvizjes
Redi Muçi, deputet i Lëvizjes Bashkë dhe kryeparlamentari Niko Peleshi

Opozita ka shprehur kundërshtitë e saj ndaj procesverbalit që iu vu në dispozicion për të miratuar lidhur me seancën e kaluar plenare ku u miratua qeveria e re pa patur debat.

Mes kritikëve për këtë procesverbal ishte edhe deputeti Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë i cili i kujtoi Peleshit se roli i tij si kryeparlamentar nuk është të zbatojë urdhrat e Ramës për t’u fikur mikrofonat deputetëve të opozitës.

“U keni mbyllur mikrofonat deputetëve të opozitës si të ishim në Korenë e Veriut. Nëse 1, 2 ose 10 deputetë e prishin seancën rregullorja parashikon masat që duhen marrë për mbarëvajtjen e saj. Ju zoti Peleshi qartazi nuk e keni kuptuar rolin që mban ajo karrige ku jeni ulur. Detyra juaj është të siguroni mbarëvajtjen e seancës, dhe jo ti bindeni urdhrave të Ramës për të fikur mikrofonat. Jam i sigurt se nuk e dini, por kryeparlamentari është sipër kryeministrit në hierarkinë shtetërore”- u shpreh Muçi.

Ndërsa Peleshi i mbylli mikrofonin dhe i kërkoi të zbatonte rregulloren kur e merr fjalën për procedurë. Versus.al

Poll