POLITIKË /

"Veliaj është ende kryetar bashkie", konstitucionalisti: Në Tiranë mund të kemi zgjedhje në 2027-ën

Shkruar nga Versus

"Veliaj është ende kryetar bashkie", konstitucionalisti:

Konstitucionalisti Jordan Daci sqaroi se Erion Veliaj është aktualisht kryebashkiak i Tiranës. Duke analizuar pezullimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Bajram Begajt, Daci u shpreh në emisionin “Opinion” se në bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2027.

Daci tha se nëse Kushtetuesja nuk do të kishte reaguar kundër dekretit të Begajt, atëherë do të kishte ndodhur gjëja më e rëndë që mund të ndodhte në një shtet të së drejtës. Sipas tij, Veliaj mund të emërojë një tjetër kryetare në detyrë në vend të Anuela Ristanit nëse e dëshiron një gjë të tillë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Blendi Fevziu: Ti po thua që mos kemi fare zgjedhje tani deri në vitin 2027?

Jordan Daci: Mendoj dhe jam i bindur që nuk do të kemi zgjedhje.

Blendi Fevziu: Po ne kemi kandidatët?

Jordan Daci: Kandidatët duhet të presin zgjedhjet e radhës, ose Këshilli i Ministrave ta shkarkojë për një arsye tjetër.

Blendi Fevziu: Vetëm po e shkarkuan për sjellje të mirë në burg se… Jordan më bërë lëmsh, ne kemi kandidatë, por nuk kemi zgjedhje?!

Jordan Daci: Unë mendoj se kjo do të ndodhë. Duhet të kuptojmë që edhe ata që e shkaktuan këtë gjë kanë qenë vetë të bindur që e shkaktuan këtë gjë, kanë provuar, por Gjykata Kushtetuese ka treguar jashtëzakonisht vlera të larta, sepse ishte shansi i fundit që kjo gjykatë të mbante pozitat e saj kushtetuese. Ajo se çfarë ndodhi ishte gjëja më e rëndë që mund të kishte ndodhur në një shtet të së drejtës.

Blendi Fevziu: Në gjykimin tim, për të kuptuar më thjesht: Pezullohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese zgjedhjet në Tiranë, gjykohet në themel nga Gjykata Kushtetuese. Gjykimi në themel mund të çojë ose në hapjen rrugë të zgjedhje diku nga shkurti ose marsi i vitit të ardhshëm, ose në shfuqimizimin e Këshillit Bashkiak dhe të kryeministrit dhe mbetjen e zonjës Ristani në detyrë deri në zgjedhjet e 2027-ës.

Jordan Daci: Deri sa të lërë Veliaj, se mund ta shkarkojë, mund të vërë një tjetër. Që sot mund ta bëjë madje.

Blendi Fevziu: Por jo se Veliaj është shkarkuar nga Këshilli Bashkiak.

Jordan Daci: Nuk është i shkarkuar sot ai është kryetar bashkie. Në momentin që është pezulluar dekreti ka zero efekt. Sot është kryetar bashkie Erion Veliaj.

Blendi Fevziu: U kthye prap Veliaj kryetar bashkie?!

Jordan Daci: Me këtë vendim po. Versus.al

Poll