Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë kreun e NATO-s, Mark Rutte, i cili po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Pas mbërritjes së Ruttes në kryeministri, Rama theksoi se ishte një kënaqësi për të të mikpriste kreun e NATO-s. Gjatë takimit, ata diskutuan për forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në aleancë, për kontributin e vendit në çështje të sigurisë, si dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon.
“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkruan Rama.







