POLITIKË /

VIDEO- Tension në Kuvend/ “Ik mor legen se na hape barkun”, Bardhi i kthehet Braçes: Kujt i thua ordiner ti?

Bardhi dhe Braçe u përfshinë në një debat me fyerje gjatë seancës plenare.

Shkruar nga Versus
VIDEO- Tension në Kuvend/ “Ik mor legen se na hape barkun”,
Deputeti Erion Braçe

Nuk kanë munguar as fyerjet që tashmë janë bërë të zakonshme mes deputetëve gjatë seancave plenare të Kuvendit.

Gjatë fjalës së deputetit Edmond Spaho ku fliste për mungesën e raportimit të kreut të KLSH në Kuvend, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi pretendoi se kishte pasur fyerje nga deputeti socialist Erion Braçe.

Ky i fundit iu përgjigj po me fyerje duke i thënë se nuk i ishte drejtuar atij apo deputetit Spaho.

Pjesë nga debati:

Bardhi: A ka mundësi të marrësh masa ti, kujt i thotë ordiner ky? Pse nuk reagon

Nikolla: Nuk dëgjuam asnjë fjalor të tillë

Braçe: Nuk të thash as ty dhe as atij

Bardhi: Po kujt i the?

Braçe: Po lëre mor mos na hap barkun tani o legen. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: