POLITIKË /

Vizita në Vatikan/ Rama në bazilikën e shenjtë: Asnjë kryetar shteti nuk e kishte shkelur pragun!

Në postimin e tij, Rama thekson se nisi nga Genazzano vizitën drejt Vatikanit për takimin me Atin e Shenjtë Papa Leoni XIV, duke shënuar kështu një moment të veçantë

Shkruar nga Versus

Vizita në Vatikan/ Rama në bazilikën e shenjtë: Asnjë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale detaje nga vizita e tij në bazilikën e Genazzanos, ku ndodhet Shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë e njohur si Zoja e Shqipërisë ose Regina di Albania – ikona që erdhi nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin 1467.

Në postimin e tij, Rama thekson se nisi nga Genazzano vizitën drejt Vatikanit për takimin me Atin e Shenjtë Papa Leoni XIV, duke shënuar kështu një moment të veçantë: që nga viti 1467, asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e kësaj bazilike, ku flamuri ynë kombëtar qëndron përherë pranë Zojës dhe ku pothuajse të gjithë Papët kanë kryer rite.

Rama shton në postim se Papa Leoni XIV vetë, sapo u zgjodh, zgjodhi si vizitën e parë jashtë Vatikanit pikërisht Genazzanon për t'u lutur privatisht para kësaj ikone të dashur për shqiptarët.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Tags:

edi rama

Poll