POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit, Edi Rama për kandidatët e PD: Speciet më të ulëta të politikës

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit, Edi Rama për kandidatët e PD: Speciet më

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të drejtëpërdrejtë me ndjekësit në rrjetet sociale foli edhe për Partinë Demokratike.

Pavarësisht se lista përfundimtare e kandidatëve të PD ende nuk është bërë publike, duke iu referuar kandidatëve që do të jenë në listat e mbyllura, Rama i cilësoi ata si “speciet më të ulëta të politikës”.

“Na ishte njëherë PD edhe pse unë nuk e kam dashur asnjëherë dhe kam pasur të gjithë të drejtën të mos e dua se sa herë i ka rënë në dorë Shqipëria e ka bërë kashtë e koqe. Por kjo nuk është më, është kënetë me një buf dhe gjithëfarë lloj speciesh. Prisni kur të shihni atë listën e mbyllur të deputetëve. Doni apo nuk doni ju speciet më të ulëta të politikës dhe faunës politike aty do i keni thotë këneta”- tha kreu i qeverisë gjatë lidhjes “live” nga panairi i turizmit në Berlin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: