Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e djeshme foli lidhur me koalicionin që PD formoi me 26 parti, për zgjedhjet e 11 majit.
Në një konferencë për mediat, Berisha konfirmoi se 8 mandate deputetësh janë dhënë për partitë aleate, që do të jenë pjesë e koalicionit në zgjedhjet e 11 majit.
Ndërkohë gazetari Osman Stafa i ftuar në News24 ka zbuluar zbuluar detaje nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas Stafës, Partia e Lirisë do të ketë katër vende në listat e mbyllura, me Ilir Metën të konfirmuar si kandidat në Tiranë. Ende nuk dihet nëse PL do të ketë një kandidat të dytë në këtë qark. Ndërkohë, Edmond Haxhinasto pritet të kandidojë në Elbasan, ndërsa për Fierin mbeten në diskutim emrat e Tedi Blushit apo Erisa Xhixhos. Blushi nuk do të jetë në Korçë, por ende nuk është përcaktuar nëse do të garojë në Tiranë apo në një qark tjetër.
Në PD, qarku i Tiranës mbetet një sfidë për Sali Berishën, pasi lista përfshin jo vetëm atë vetë, por edhe figura si Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri dhe Edi Paloka, si dhe aleatët e koalicionit.
“Partia e Lirisë do ketë 4 vende në listat e mbyllura. Deri më tani në Tiranë do të jetë Ilir Meta si kandidat.A do të ketë kandidat të dytë nuk dihet. Në Elbasan do të jetë Edmond Haxhinasto. Mbetet edhe Fieri nëse do të vendosen Tedi Blushi apo Erisa Xhixho. Blushi nuk do të jetë në Korçë, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë në Tiranë apo në një qark tjetër. Tirana është një dhimbje koke për Sali Berishën pasi aty është vetë ai, Noka, Vokshi, Këlliçi, Besart Xhaferri, aleatët që kanë vendet e tyre, Edi Paloka që do të jenë në emrat e Tiranës. Këta janë të sigurt në listën e mbyllur”, është shprehur gazetari Stafa.








