Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkuar sot në Roskovec ku po zhvillon takim me banorët, të cilët kanë protestuar kundër ndërtimit të një TEC-i në këtë zonë.
Gjatë takimit me banorët e fshatit Suk-1, Meta është shprehur se do të jetë gjithmonë pranë tyre, ndërsa u ka kërkuar reagim.
Pas fjalës së mbajtur, presidenti i Partisë së Lirisë, ka marrë një çekiç për të shkatërruar një nga piketat e ngulura në zonë, ku shenjohet edhe zona e TEC-it.
Por jo vetëm kaq. Ai është e ka quajtur këtë aferë njëlloj si ajo e inceneratorëve, ndërsa ka kërkuar edhe marrjen e armëve në dorë.
“Edhe armët duhen marrë. Mua këtu më keni me kallash në dorë. Nuk më dridhet dora fare. Mobilizoni edhe njerëzit që keni jashtë. Vetëm huri i ndan punët me këta”, është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.








