POLITIKË /

VIDEO/ “Jam pa shtëpi nga tërmeti”, Rama-qytetarit në Rubik: Është çështje e bashkisë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Jam pa shtëpi nga tërmeti”, Rama-qytetarit në

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Rubik ku premtoi se do të ringrejë industrinë e armëve, duke hapur edhe vende pune në këtë fushë.

Teksa qytetarëve iu dha mundësia të shprehin ndonjë shqetësim, njëri prej tyre i nënvizoi Ramës faktin se që prej tërmetit të 2019-ës është ende pa shtëpi dhe se asnjë prej kryebashkiakëve nuk i kishte dhënë zgjidhje.

Rama tha se rasti i tij do të shihet duke nënvizuar se kjo është një çështje që i takon bashkisë.

“Mua më ka dëmtuar tërmeti i 2019-ën, sot 4 hyrje kam ndërruar në Rubik dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj zgjidhje, as kryetari i mëparshëm. Më thoshte s’kam çfarë të bëj, është vendimi i qeverisë”- u shpreh qytetari.

“Nuk e di rastin konkret, por normalisht kjo është një çështje e bashkisë. Megjithatë.. po mir pra dakord, unë të dëgjova, po të them përgjigjen. Kjo është çështje e bashkisë, ne kemi… (ndërhyn pensionisti) po përse nuk do të më lësh të mbaroj apo.. në fakt mirë e ke se kaq kohë sa do të më takosh, prandaj do të flasësh ti”- iu përgjigj kryeministri. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: