AKTUALITET /

Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi Veterinar: Dyshohet për grip shpendësh

Specialistët e Shërbimit Veterinar kanë shprehur shqetësim për mundësinë e pranisë së gripit të shpendëve, një sëmundje infektive që ndodhet shpesh herë tek shpendët e egër, por mund të shfaqet si një epidemi në popullatat e shpendëve të oborreve dhe atyre në komplekse të mëdha.

Shkruar nga Versus

Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi

Një ditë pas raportimeve nga qytetarët për shpendë të ngordhur në masë, Shërbimi Veterinar i Vlorës ndërmori një inspektim në terren. Tre ekipe të specializuara veterinarësh u dërguan në plazhin e vjetër, pranë grykëderdhjes së Vjosës dhe në Lagunën e Nartës. Gjatë vizitës, ata grumbulluan shpendët e ngordhur dhe morën mostra për të përcaktuar shkaqet e ngordhjes.

Specialistët e Shërbimit Veterinar kanë shprehur shqetësim për mundësinë e pranisë së gripit të shpendëve, një sëmundje infektive që ndodhet shpesh herë tek shpendët e egër, por mund të shfaqet si një epidemi në popullatat e shpendëve të oborreve dhe atyre në komplekse të mëdha.

‘Me të marr sinjalizimin nga banorët e zonës përreth ne si drejtori e veterinarisë ngritëm grupe kontrolli për të monitoruar gjendjen. Ne dyshojmë për gripin e shpendëve, por ne morëm mostra dhe do ti dërgojmë për verifikim dhe përgjigjja vjen 3 ose 4 ditësh. Këto që janë gjetur të ngordhura janë shpendë të egra, shpendë uji. Tek shpendët e egra, gripi i shpendëve është në gjendje të fshehur, por tek shpendët e shtëpisë shfaqet në formë epidemie. Urojmë të mos jetë gripi i shpendëve, tek njerëzit nuk është shfaqur, s’kemi pasur raste të tilla në vendin tonë. Për këtë sëmundje nuk ka vaksinim, por bëhet vetëm eleminim i atyre shpendëve të prekura', wshtw shprehur inspektori veterinar në Drejtorinë e Shërbimit Veterinar Vlorë, Demir Dervishaj për 'Report TV'.

Po sipas Dervishajt mostrat janë dërguar në Institutin e Sigurisë Ushqimore në Tiranë dhe për 3 apo 4 ditë pritet të dalin rezultatet. Gripi i shpendëve është një sëmundje virale që transmetohet shpejt mes shpendëve dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha për faunën dhe bujqësinë në zonat rurale./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: